Futboll Sport

Anglia fiton në miqësore ndaj Nigerisë, shënon “kapiteni” Harry Kane… (VIDEO)

Anglia ka fituar 2-1 në “Wembley” ndaj Nigerisë në miqësoren e vlefshme në kuadrin e përgatitjeve për të dyja ekipet për kampionatin botëror që nis pas 12 ditësh në Rusi.

“Luanët” e Gareth Southgate e gjetën golin e parë me anë të Gary Cahill gjatë një goditje nga këndi, ndërsa golin e dytë e shënoi kapiteni Harry Kane, me një goditje të fortë nga jashtë zone, ku portieri nigerian Uzoho nuk reagoi si duhet.

11 nga 15 golat e fundit të Anglisë janë shënuar ose asistuar nga futbollistë që luajnë me Tottenham.

Përgjigja e Nigerisë erdhi në minutën e dytë të pjesës së dytë me golin e shënuar nga futbollisti i Arsenal, Alex Iwobi, por anglezët ishin më superiorë gjatë gjithë ndeshjes dhe arritën të luajnë fitoren.

Anglia do të luajë edhe një tjetër miqësore më 7 qershor kundër Kosta Rika, ndërsa në “Rusi 2018” do të ketë si kundërshtarë në grup Belgjikën, Panamanë dhe Tunizinë.

Nigeria, që ndeshjen e fundit miqësore do ta luajë ndaj Çekisë, është në grup me Kroacinë, Islandë dhe Argjentinën.

https://twitter.com/EmanDaGoonn/status/1002964494686085120

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus gjen zëvendësuesin e “Përbindëshit” Ronaldo, por ka një problem

Delo.autor

ISH-PRESIDENTI I “LOS BLANCOS”/ Lorenzo Sanz: Ja tre yjet që ishin pranë Real Madridit

Delo.autor

PA PANUCCIN/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Andorrës

Delo.autor

Leave a Comment