Futboll Premier League Sport

Arsenal zyrtarizon goditjen e parë, gati marrëveshja për mbrojtësin grek

Pasuesi i Wenger te ekipi i Arsenalit, spanjolli Unai Emery duket se ka arritur të sigurojë përforcimin e parë për repartin e mbrojtjes te “topçinjtë” që është dhe pika më e dobët e londinezëve sezonet e fundit. Ekipi nga “Emirates” është shumë pranë nënshkrimit me mbrojtësin grek të Dortmundit, Sokratis Papastathopoulos, i cili duket se ka zgjedhur klubin nga Londra kur ndërkohë kërkohej me ngulm edhe nga Manchester United.

29-vjeçari ndodhet në kryeqytetin britanik për të vendosur mbi detajet e operacionit, ndërkohë që babai i lojtarit shprehet i bindur se djali i tij sezonin e ardhshëm do të luaj në Premier League dhe pikërisht në kryeqytet duke “snobuar” kështu ofertat nga “djajtë e kuq”.

Related posts

“ËNDRRA EVROPIANE PËRFUNDOI BABI”/ Chicharito nuk mban dot lotët (VIDEO)

F.autor

Dritë në fund të tunelit, Reali fiton pas 5 vitesh në ‘Mestalla’

Q.Autor

“PËRBINDËSHI” NUK NJEH LIMITE/ Ronaldo barazon Puskas, tani ka vetëm 3 legjenda përpara historisë

Delo.autor

Leave a Comment