Futboll Premier League Sport

E zbulon Del Bosque/ Ja pse Anglia çalon në garat ndërkombëtare

Trajneri fitues i Kupës së Botës, Vicente del Bosque beson se mungesa e zhvillimit taktik të ekipit mund të jetë shkaku kryesor i problemeve të Anglisë në nivel ndërkombëtar. Spanja, si Anglia, u përpoq të konvertonte talentin e vet të dukshëm në rezultate në stadin më të madh, derisa Luis Aragones udhëhoqi vendin e tij drejt lavdisë në “Euro 2008”, me Del Bosque, që më pas fitoi Kupën e Botës dhe Kampionatin e ardhshëm Europian, pas marrjes së drejtimit të skuadrës kombëtare iberike.

Dhe ish-trajneri i Real Madridit nuk ndjen që çështja e Anglisë është një mungesë talentesh. Ai iu sugjeron anglezëve të ndjekin shembullin e Spanjës dhe të gjejnë një stil loje, që u merr më të mirën lojtarëve të tyre. “Unë e shoh Anglinë si një vend ku lojtarët kanë ndjenja të mëdha për fanellën e kombëtares së tyre, – tha Del Bosque për “Omnisport”. – Jam i sigurt se është shumë emocionuese për ta, kur luajnë me ekipin kombëtar, por nuk kanë bërë asgjë të madhe.

Sidoqoftë, nuk mund të themi se Anglia ka lojtarë të këqij. Nuk e di, por ndoshta ata nuk janë zhvilluar në mënyrë taktike, siç kanë bërë edhe vendet e tjera. Spanja ka qenë gjithmonë një vend me individualitete të mirë futbollistikë, por tani punojmë me të vërtetë mirë kolektivisht. Ky është një përmirësim për kombëtaren tonë në krahasim me vendet e tjera, të cilat nuk e bëjnë”.

Spanja e fillon rrugëtimin e saj për lavdi në Kampionatin Botëror të këtij viti me një përplasje të madhe kundër kampionëve europianë të Portugalisë, më 15 qershor, ndërsa Anglia do të startojë kundër Tunizisë, në ndeshjen e saj të hapjes, tri ditë më vonë.

Related posts

ISH-YLLI I INTERIT SHËNON SI TOTTI/ Roma “I VODHI” një diamant zikaltërve për faj të Spallettit

Delo.autor

E premte e çmendur, kapen miliona lek në një pikë bastesh

Q.Autor

Formacionet e mundshme: Sevilla – Man Utd

Q.Autor

Leave a Comment