Futboll Premier League Sport

NË KËRKIM TË NJË AVANETURE TË RE/ Mesfushori i Manchester Cityt kërcënon me largim, ja shkaku kryesor

Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan ka bërë me dije sot se mund të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, në kërkim të një aventure të re. Kontrata e mesfushorit 28-vjeçar me kampionët e Anglisë skadon në fund të këtij sezoni. Ndaj ai është i lirë të largohet me parametrin zero në rast se nuk rinovon kontratën me “qytetarët”.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola, që shtoi se lojtari është i lirë të largohet nëse e dëshiron një gjë të tillë. “Ende nuk është marrë një vendim. Nuk më kanë dhënë apo refuzuar ndonjë rinovim kontrate”, tha sot Gundogan, duke folur para ndeshjes së Champions League që skuadra e Manchester City do të luajë ndaj Schalke 04.

“Jemi ende në bisedime me klubin. Gjithsesi, kjo situatë nuk më shqetëson dhe nuk më vë në presion. Jemi ende në garë në të gjitha kompeticionet dhe duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur. Natyrisht që një ditë do të ulemi të bisedojmë edhe për të ardhmen, por jam i lumtur këtu dhe të luaj për trajnerin Guardiola”, tha Gundogan.

“Ky është një vendim të cilin dua ta marr në liri të plotë. Jam 28 vjeç, ndaj kontrata ime e re do të tregojë se ku do të luaj deri në fund të karrierës time. Unë aktualisht jam lojtar i City dhe përpiqem të jap më të mirë këtu, ku synoj të fitojë gjithçka këtë vit”, u shpreh mesfushori gjerman. Gundogan luan në Premier League që prej vitit 2016, ku në 61 ndeshje me City ka realizuar 12 gola.

Related posts

Kovac thur lavde për mesfushorin e Bayern: Nuk është më i ngrirë!!!

Sadik.Autor

LIVE/ Teuta-Tirana, Oduamadi ndëshkon Teutën e Shkëmbit

Delo.autor

STADIUMET MË TË MIRA TË FUTBOLLIT/ Ja renditja sipas vlerësimeve! Asnjë historik brenda Top 3

Delo.autor

Leave a Comment