Futboll Premier League Sport

Bie nga 10 metra lartësi, vdes futbollisti i njohur irlandez

Turisti britanik, i cili është gjetur i vdekur jashtë apartamentit të tij gjatë pushimeve në Ayia Napa (vend turistik në Qipro), konfirmohet se ishte një lojtar futbolli i skuadrës së Dundalk Gaels në Irlandë. Klubi i tij informon se futbollisti quhej Conor Morgan.

Sipas verifikimeve të kryera deri më tani nga policia përjashtohet çdo mundësi për të patur një aktivitet kriminal.

Morgan ishte me pushime në Qipro së bashku me shokët tij. Policia raporton se lojtari është rrëzuar nga kati i 2-të në një lartësi prëj 10 metrash. Raportohet gjithashtu se mbrëmjen e së shtunës ai ishte duke pirë.

Një detaj më i saktë do të zbulohet pas verifikimeve të autopsisë që do të behët në ditët në vijim.

Morgan në fillim është formuar si lojtar në kolegjin e “De La Sale” në Australi dhe më pas e ka vazhduar karrierën e tij me ekipet zinxhir, ndërsa më pas kishte luajtur futboll me skuadrën e Quay Celtic.

 

Related posts

COVID-19/ Asnjë pozitiv në 100 ditë, ja si NBA fitoi betejën me koronavirus

Delo.autor

“KJO SKUADËR DO TË NA ARGËTOJË”/ Legjenda Puyol: Ja basti që kam vënë pasi Xavi mori drejtimin

Delo.autor

Flamurtari e merr “avash”, nuk nxitohen për “timonierin” e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment