Futboll Shqipëri Sport

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Rei Manaj: Jam me fat, mësova nga lojtari më i mirë i historisë së futbollit

Lionel Mesi është larguar përfundimisht nga Barcelona dhe ndryshe nga rastet e mëparshme këtë herë nuk ka një “prapakthehu”.

Ylli argjentinas do të nisë aventurën e re dhe më shumë mundësi do ta shohim me fanellën e PSG.

Mes reagimeve të shumta mbi këtë largim ka ardhur edhe nga ana Rei Manaj. Sulmuesi i Kombëtares ka qenë pjesë e stërvitjeve të ekipit të parë me Barcelonën, duke pasur fatin që të punojë me “pleshtin”.

“Unë ndihem me fat që kam punuar me lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Ishte kënaqësi e madhe për mua që të mësoja nga ty. Mesi, paç fat”, shkruan Manaj.

Related posts

E RRALLË/ Shikoni si realizohen dy gola nga mesi i fushës brenda 90 sekondash (VIDEO)

Delo.autor

Pritjet mbinjerëzore të 5 portierëve, që ju lënë pa frymë (VIDEO)

Q.Autor

Tunizia befason Portugalinë, barazon 2-2 me “Luzitanët” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment