Futboll Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Media spanjolle e zbulon para kohe: Ja fituesi i “Topit të Artë”

Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2018 do të shpallet të hënën e ardhshme, më 3 dhjetor, gjatë mbrëmjes gala, që do të mbahet në Francë. Disa ditë më parë, përmes “filtrimit” të një videoje, favoritët si finalistë ishin Luka Modric (Real Madrid), Kylian Mbappé (PSG) dhe Raphael Varane (Real Madrid).

Megjithatë, sipas programit “Radioestadio” në “Onda Cero”, fituesi i çmimit në fjalë, që jepet nga revista “France Football”, do të jetë një nënkampion bote, Luka Modric. Kroati ka qenë një nga protagonistët e ekipit të bardhë gjatë sezonit të kaluar, duke e udhëhequr Real Madridin drejt fitimit të Ligës së Kampionëve.

Përveç kësaj, ai drejtoi Kroacinë drejt shkuarjes për herë të parë në një finale të Kupës së Botës. Mesfushori u zgjodh, gjithashtu, si lojtari më i mirë në turnen e verës në Rusi. Duket se kroati do t’i japë fund “diktaturës” së Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos në dekadën e fundit për këtë trofe prestigjioz individual.

Related posts

STATISTIKAT/ PORTIERI më i mirë në botë luan në Spanjë, BUFFON as në pesëshe

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi, Valdet Rama shënon të tretin për Kukësin

Delo.autor

E PABESUESHME/ Luftë e ashpër, ja kush shpallet “Futbollisti më i mirë i vitit”

Isa.Autor

Leave a Comment