Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Në Silverstone përveç Hamilton, do të kem një rival më shumë

Gara e radhës së botërorit të Formula 1 do të zhvillohet në pistën e Silverstone, në shtëpinë e Lewis Hamilton. Kjo garë do të zhvillohet me publik dhe organizatorët do të hapin 100% kapacitetin e tribunave. Për pasojë, mbështetja ndaj pilotit të Mercedes do të jetë e madhe.

“E di që do të mbështesin Hamilton dhe pilotët e tjerë britanikë, por kjo gjë më pëlqen, pasi tregon pasionin që kanë për sportin tonë. Publiku do të jetë një aleat për Lewis, që do ta motivojë, një rival më shumë për mua, por edhe një shtysë për të triumfuar këtu”, tha Verstappen.

“Kampionati është ende i gjatë dhe 32 pikë avantazh në këtë moment janë të rëndësishme, por jo gjithçka. Duhet kujdes dhe mendoj se kjo sfidë mes Mercedes dhe Red Bull do të jetë në çdo pistë. Po vijnë disa pista ku rivalët tanë janë favoritë, ndaj duhet punë”, tha Verstappen.

Related posts

“MAGJIA” E MESSIT NDAJ EKUADORIT/ “Jashtëtokësori” vendos rekord në realizimin e goditjeve të lira

Delo.autor

BËN “MEGA GODITJEN” NË MERAKTO/ Real Madrid gati 150 milionë euro për yllin e kampionit të botës…

Delo.autor

Mourinho ka bindur James Rodriguez, që të shkojë te Manchester United…

Sadik.Autor

Leave a Comment