Futboll Sport

Brazil/ Tite zbulon kapitenin, mbështet Neymar dhe i lutet Zotit për realizimin e ëndrrës…

“Ndjej që kam shumë përgjegjësi, pasi kam punuar dy vjet me këtë skuadër. Tani i lutem çdo ditë Zotit, që të realizoj ëndrrën më të madhe që kam.” Në këtë mënyrë është prezantuar trajneri i Brazilit, Tite, para ndeshjes së parë të Kupës së Botës 2018, nesër kundër Zvicrës në Rostov.

Kapiteni i Brazilit do të jetë Marcelo, pasi më parë shiriti është xhiruar mes të gjithë futbollistëve: “Ai është një nga ata futbollistë që kanë ndryshuar fytyrën e kësaj skuadre,” – shtoi Tite.

I pyetur për gjendjen e Neymar, që nuk luan një ndeshje zyrtare që nga shkurti i vitit 2018, trajneri i skuadrës pesë herë kampione e Botës, shtoi: “Nuk është ende në 100% të mundësive, por ka fituar shpejtësinë dhe ka cilësi të jashtëzakonshme. Fizikisht dhe teknikisht është një futbollist i privilegjuar. Mendoj se do të bëj një ndeshje të madhe kundër Zvicrës.”

Në fund, ai tha: “Unë jam një njeri që gjen qetësi shpirtërore duke u falur në Kishë. Besoj shumë te Zoti, te ai Zot i çdo qenie njerëzore.”

Related posts

Gjesti i turpshëm i brazilianit/ Duglas Kosta pështyn kundërshtarin në fytyrë (VIDEO)

Isa.Autor

PËRFUNDON PJESA E PARË PA GOLA/ Brazili dhe Argjentina nuk përmbushin pritshmëritë

Isa.Autor

SUPERLOJTARI SHQIPTAR/ Manaj shënon sërish, por Albacete eliminohet

Isa.Autor

Leave a Comment