Futboll Premier League Sport

Çmendet Murinjo? Trajneri ka gati 300 milionë për “trurin” e Gjermanisë

Edhe pse merkato hapet në muajin korrik, në Gjermani po qarkullon një lajm disi surprizë për një transferim të mundshëm të mesfushorit të kombëtares gjermane dhe Realit të Madridit, Toni Kros, te Mançester Junatid. Sipas të përditshmes “Tz”, trajneri portugez Murinjo e do lojtarin në skuadër për sezonin e ardhshëm dhe është gati të paguajë 300 milionë euro për të.

Dhe pse e përditshmja thekson që ky lajm mund të bëjë fjalë për një shifër shumë herë më të ulët se 300 milionë. Kjo shifër është vetëm një tregues se sa shumë e kërkon trajneri lojtarin në Mançester. Toni Kros është një ndër mesfushorët më të mirë në botë, ai fitoj Champions-in në fund të sezonit me Realin ndaj Liverpulit në finalen e Kievit.

Related posts

“NUK MË TREMB ASKUSH”/ Flet Anthony Joshua: Ruiz boksier lokalesh, pasi ta mposht…

Delo.autor

LIVE/ Arsenal-Crystal Palace, Zaha kalon mysafirët në avantazh

Delo.autor

BROZOVIC DREJT LARGIMIT NGA INTER/ Ideohet këmbimi me rivalët e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment