Futboll Sport

Jorge Sampaoli merr vendimin pas eliminimit të Argjentinës nga Botërori

Eliminimi i Argjentinës nga Botërori “Rusi 2018” dhe amullia e madhe që është krijuar rreth trajnerit Jorge Sampaoli duket se nuk e shqetësojnë aspak këtë të fundit, që ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kombëtarja. Pas umbjes 4-3 ndaj Francës në 1/8 e Kupës së Botës, trajneri i kombëtares së Argjentinës u shpreh i qetë: “Dorëheqja? Në këto momente nuk e konsideroj aspak këtë fjalë si opsion. Do të qëndroj”.

Më tej, trajneri argjentinas shtoi: “Mund të them vetëm e ky është vendi që gjithnjë kam ëndërruar, të drejtoj kombëtaren e Argjentinës dhe nuk largohem. Nuk e mohoj se presioni karshi meje është i madh dhe tensioni i krijuar po kaq i madh. Ndaj për momentin nuk kam ndërmend të flas më shumë”, u shpreh Jorge Sampaoli, i kritikuar për zgjedhjet e bëra, lojërat e dobta dhe faktin se nuk e ka më në kontroll kombëtaren e Argjentinës.

Related posts

PAMJE SKANDALOZE/ Surprizon Serena, këndon NUDO për bamirësi dhe hap… (VIDEO)

Isa.Autor

BOTËRORIT RREZIKOHET T’I MUNGOJNË NJË EKIP YJESH/ Ja lojtarët më të mirë që nuk do të luajnë në Katar

F.autor

Xabi Alonso: Reali nuk do ta ketë të lehtë ndaj Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment