Futboll Sport

Cuculi e mbyll me Shkëndijën, mbrojtësi 30-vjeçar drejt rikthimit te Partizani

Skënder Gega ka nisur nga puna për ndërtimin e Partizanit të tij, që do të marrë pjesë në Ligën e Europës fillimisht. Duke parë largimet, trajneri i ri i të kuqve ka pohuar se nevojiten ndërhyrje në çdo repart. Sot ka qarkulluar informacioni se ish-kapiteni i 15 herë kampionëve të vendit, Idriz Batha, është fare pranë kalimit te Shkëndija e Tetovës.

Por, nga kjo skuadër shqiptare, kampion e Maqedonisë, pritet të merret një mbrojtës i spikatur, në kthim. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për një operacion të vetëm, por me dëshirën e Partizanit për ta rikthyer në gjirin e vet Ardian Cuculin, anësorin që la mbresa me paraqitjen e tij te “demat” në sezonin 2014-2015.

Mbrojtësi 30-vjeçar është ndarë sot zyrtarisht me Shkëndijën, duke qenë tashmë i lirë për t’u rikthyer në kryeqytetin shqiptar, sikurse përflitet në mjediset e klubit të kuq. Ja njoftimi i kampionëve shqiptarë të Maqedonisë për mbylljen e bashkëpunimit me dy liderë të tyre në sezonet e fundit:

“KF Shkëndija falemenderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi dhe u dëshiron gjithë të mirat në të ardhmen. Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculi nuk janë më pjesë e Shkëndijës. Të dy futbollistëve u skadoi kontrata më 15 qershor, ndërsa pas bisedimeve me kryesinë është vendosur që bashkëpunimi mos të vazhdohet në të ardhmen. Kështu, dy lojtarët tashmë janë larguar nga skuadra dhe si futbollistë të lirë do të kërkojnë angazhimin e radhës”.

Related posts

TIFOZËVE TË MALMOS NUK I DEL INATI ME IBRAN/ Shikoni çfarë i kanë bërë së fundmi statujës së suedezit (FOTO)

Delo.autor

U TRANSFERUA TEK LAZIO/ Sarri befason talentin shqiptar me një telefonatë

Delo.autor

Messi çon në delir tifozët katalanas/ Argjentinasi mirpret sulmuesin brazilian

Sadik.Autor

Leave a Comment