Futboll Sport

E bujshme/ Arrihet marrëveshja, Batha transferohet te Shkëndija e Tetovës

Ish-kapiteni i Partizanit, Idriz Batha do të jetë përforcimi i ri i Shkëndijës së Tetovës. 26-vjeçari i cili para pak ditësh komunikoi divorcin me të kuqtë, do të vazhdojë karrierën te skuadra shqiptare e cila militon në kampionatin maqedonas. Lajmi bëhet i ditur nga “Supersport”, ndërkohë që skuadra kuqezi u shpall kampione në sezonin e kaluar dhe do të marrë pjesë në Champions.

Batha pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Shkendijën, ndaj prej të dielës në mbrëmje ka udhëtuar drejt Tetovës për të finalizuar marrëveshje. Ndërkohë që skuadra e trajnerit Qatim Osmani mësohet se është në bisedime edhe me futbollistin e Skënderbeu, Xhejms Adenij.

Related posts

“DO TË VIJË NDONJË LOJTAR TJETËR, POR JO SI UNË”/ Kale zyrtarizon largimin: Lashë titullin kampion dhe një…

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ As kundërshtarëve nuk i besohet, Celina realizon një EURO GOL në Angli (VIDEO)

Delo.autor

RAKITIÇ KËRKON TË LARGOHET NË JANAR/ Shumë skuadra të njohura shfaqin interes për shërbimet e tij

Delo.autor

Leave a Comment