Futboll Sport

“Gjaku LUMË”/ Dëmtim horror për sulmuesin e kombëtares franceze, rrezikon Botërorin (VIDEO)

Sulmuesi i kombëtares franceze Olivier Giroud ka pësuar një dëmtim të frikshëm në ndeshjen miqësore që “gjelat” zhvilluan të shtunën në mbrëmje ndaj Amerikës (ndeshja u mbyll në barazim 1-1). Në minutën e 55-të, sulmuesi i Chelsea në Premier League, u përplas “kokë më kokë” me mbrojtësin e Amerikës, Matt Miazga dhe të dy përfunduan të shtrirë në fushë. Një “lumë gjaku” në fushën e blertë krijoi mjaft panik te lojtarët dhe ai që e pësoi më keq ishte sulmuesi i Francës, që u detyrua të fashonte kokën.

Të dy lojtarët dolën nga fusha me këmbët e tyre, por pas pak çastesh të dy u zëvendësuan nga trajnerët, për të evituar ndonjë traumë më të rëndë. Vendin e Giroud në fushë e zuri Ousmane Dembele, por trajneri i Francës, Didier Deschamps pret të marrë sot një lajm më të mirë nga mjekët në lidhje me gjendjen e sulmuesit, që konsiderohet i rëndësishëm për botërorin “Rusi 2018”. Sulmuesi u dërgua në spital për disa analiza, por sot do të mësohet më shumë për gjendjen e tij.

https://youtu.be/uCsvBz8TSKk

Related posts

Roma nuk dorëzohet, beson tek përmbysja e rezultatit me Liverpoolin

Sadik.Autor

TAKIM SPECIAL ME YLLI NE BARCELONËS/ Gashi i dhuron fanellën e Kombëtares shqiptare… (FOTO)

Delo.autor

U largua së fundmi nga Partizani/ Sulmuesi “burgos” veten me kalimin tek Teuta

Isa.Autor

Leave a Comment