Futboll La Liga Seria A Sport

Drejtori sportiv i Juventusit jep lajmin e hidhur për Realin dhe Barçën

Miralem Pjanic është një nga mesfushorët më të kërkuar të momentit, megjithatë e ardhmja e tij duket se do të vazhdojë të jetë në Torino. Pavarësisht interesit nga klubet më prestigjoze ish-ylli i Roma, pritet të qëndrojnë te “Zonja e Vjetër”. Shefi ekzekutiv i Juventusit, Giuseppe Marotta ka deklaruar se në merkaton e verës do të shiten vetëm ata lojtarë të cilët dëshirojnë të largohet nga klubi.

Një nga lojtarët që thuhet se mund të largohet nga klubi i Torinos ishte mesfushori boshnjak Miralem Pjanic. 28-vjeçari është një objektiv për klubet më të mira në Spanjë dhe Angli. Nga La Liga, Ral Madrid, Barcelona kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e boshnjakut, ndërsa në Premier League, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola dëshiron të përforcojë mesfushën me një lojtar ekspert.

Sipas “Tuttosport”, trajneri i Barcelona, Ernesto Valverde dhe Pep Guardiola i Manchester City ishin të interesuar për nënshkrimin e Miralem Pjanic. Të dy klubet janë të gatshme të paguajnë 80 milionë euro për 28-vjeçarin që zhvilloi një sezon mbreslënës me Juventusin duke u shpallur kampion i Serie A, ndërsa fituan edhe Coppa Italia.

Tani drejtuesit e Real Madridit, Barcelonës dhe Manchester City-t do të kenë mbetur të zhgënjyer pas deklaratës së fundit të shefit ekzekutiv të “Zonjës së Vjetër”, Giuseppe Marotta, i cili ka zbuluar se Miralem Pjanic nuk mund të shitet, edhe pse ai pranoi se disa lojtarë mund të largoheshin nga klubi në merkaton e transferimit të verës.  Në këtë sezon Pjanic ka grumbulluar 31 ndeshje në Serie A, ndërsa ka shënuar edhe 5 gola, ndërkohë në Champions League ka zbritur tetë herë në fushë duke e dërguar vetëm në një takim topin në rrjetë. Pjanic pak kohë më parë mbushi 28 vjeç dhe është nën kontratë me Juven deri në qershor 2021. Ai u bashkua me bardhezinjtë në verën e vitit 2016 kur ata aktivizuan klauzolën e lirimit prej 32 milionë eurosh në kontratën e tij me Romën.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Tifozët nuk pranojnë të japin kartat e identitetit dhe nxirren jashtë…

Delo.autor

TELENOVELA “PLESHTI”/ Babai i Messit i përgjigjet La Liga-s për klauzolën 700-milionëshe

Delo.autor

“JAM SHUMË KRENAR”/ Granit Xhaka thyen heshtjen për shiritin e kapitenit

Delo.autor

Leave a Comment