Futboll Sport

Tension te KUKËSI/ Mbrojtësi titullar i verilindorëve nuk bashkohet me skuadrën

Kukësi vijon merkaton intensive në “hyrje”, ndërsa në atë në dalje verilindorët kanë qenë më të përmbajtur. Deri më tani gjithçka po shkonte mirë për nënkampionët e Shqipërisë, megjithatë një çështje e re duket se ka lindur në ekipin e Pakult. Bëhet fjalë për titullarin e skuadrës, Simon Rrumbullaku. Ky i fundit nuk është bashkuar me grupin për të vijuar përgatitjet.

Gjasat janë që divorci mes palëve është në prag dhe tashmë drejtuesit e kuksianëve duhet të nisin punën për të gjetur zëvendësuesin e tij. Ditët e fundit në skenë doli emri i Emiliano Mustës, por ky i fundit rinovoi me Flamurtarin. Në Superiore në kampionatin tonë mbrojtësit e majtë janë me pikatore, ndërsa të gjithë ekipet po punojnë për të “blinduar” lojtarët e tyre.

 

Related posts

Shqiptari i armatosur alarmon policinë e Xhenovas para ndeshjes së futbollit (DETAJE)

Q.Autor

DERBI NË MERKATON E VERËS/ Milan dhe Inter në garë për ish-lojtarin e Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

32 GOLA NË 37 NDESHJE/ Arsenal piketon pasuesin e Lacazette në Belgjikë. Ja sa kushton…

Delo.autor

Leave a Comment