Futboll Sport

SPECIALE/ Dritë-hijet e Kampionatit Shqiptar: Nga “Drama e Vllaznisë” e deri te… “buzqeshja” e talenteve

Kampionati ynë kombëtar mbylli një tjëtër sezon ku kurorzoi fitues ekipin e Skënderbeut. Një edicion futbollistik i diskutuar gjërsisht në saj të problematikave, rezultateve, favorizimeve, apo edhe arbitrimit që vijon të jetë një hapsirë e nxehtë në futbollin tonë.

Skënderbeu ishtë padyshim kryefjala e këtij sezoni për gjithçka arriti si në kampionat ashtu edhe në Europë. Paraqitjet sinjikative të korcarëve shpeshherë zunë vënd edhe në mediat prestigjoze të kontinetit të vjetër. Niveli i treguar nga ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ishte përtej parashikimeve duke arritur rezultate të kënaqshme në raport me organikën e skuadrës. Po ashtu 7 herë kampionët e shqipërisë nuk e diskutuan për asnjë çast as titullin kampion duke vendosur diktatin me pikët e grumbulluara.

Historinë po ashtu shkroi edhe Luftëtari i cili për të parën herë do të luaj në kupat e euroipës pasi u rendit në vendin e tretë në epilog të edicionit të 79-të të superligës. Gjirokastritët edhe pse e nisën keq kampionatin arritën një objektiv madhor për klubin. Të frymzuar nga një formë e shkëlqyer e Kristal Abazajt dhe Dejvi bregut, bluzinjtë treguan një progres dhe një futboll të admiruar nën drejtimin e teknikut Hasan Lika.

Një lajm dramatik për futbollin ishte edhe rënia nga elita e futbollit shqiptarë, Vllaznisë. Klubi i cili feston 100 vjetorin e themelimit duke qenë ekipi më i vjetër në shqipëri do të luaj në Kategorinë e Parë. Një fanellë që i ka dhën tonin futbollit shqiptarë duke rezultuar si “fidanishte” për prodhimin e lojtarëve edhe për ekipin kombëtar preku fundin.

Një realitet i bukur ka rezultuar ky vit për futbollistët që kanë treguar rendiment dhe cilësi. Kristal Abazaj, Sidrid Guri pasi zhvilluan një sezon fantastik tërhoqën vëmendjen e klubeve Belge të cilët nuk nguruan të merrnin shërbimet e “xhevahirëvë” të Superiores.

Ana e e errët vijon të mbetet albitrimi i cili ka qenë egërsisht i kontenstuar nga shumica e ekipeve. Po ashtu edhe dyshimet mbi rezultatet e fiksuara sidomos në fund të kampionatit janë një sëmundje që po e vret seriozitetin dhe cilësinë e futbollit tonë.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

PLAS GALLATA me MESSIN/ Twitteri kundër “yllit” argjentinas pas barazimit me Islandën

Sadik.Autor

KËRKON “REVOLUCION” TEK KUKËSI/ Trajneri Daja do me vete lojtarin e “Ujqërve të Dëborës”…

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Një afrim dhe një mungesë tek Partizani, ja formacioni i mundshëm… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment