Futboll Sport

TËRMETI TRAGJIK/ Shënon eurogol, lojtari i Kombëtares ka një dedikim: Për ty, Nëna Shqipëri!

Ylber Ramadani ka qenë protagonist sot në kampionatin danez me ekipin e tij Vejle Boldklub, ku ka shënuar një gol fantastik, gol që i ka lejuar ekipit të tij të nisë përmbysjen e rezultatit ndaj Viborgut në fushën e këtij të fundit.

Viborg kryesonte 2-0 dhe predha e Ramadanit në të 29-ën ka ngushtuar shifrat dhe ka lejuar kryesuesit të fitojnë duelin me ndjekësit më të afërt, për t’u shkëputur tashmë në +5 pikë dhe për të ëndërruar sërish ngjithen në kategorinë e më të mirëve.

Ish-lojtari i Partizanit ka ndarë gëzimin për golin e shënuar në rrjetet sociale dhe ka një dedikim special: Për ty Nëna Shqipëri!

Në dedikim domethënës ky në këto ditë të rënda që vendi ynë po kalon.

Related posts

LIGUE 1/ PSG “zgjohet” në fund, ruan pathyeshmërinë në “Parc des Princes”

Sadik.Autor

Pas interesimit të United, Chelsea merr vendimin për Eden Hazard

Q.Autor

POLEMIKAT PËR ZËVENDËSIMIN ME DYBALAN/ Ja si Nedved “zbuti” CR7 pas rikthimit nga kombëtarja

Delo.autor

Leave a Comment