Futboll Premier League Sport

Wenger i thur elozhe mesfushorit të Chelseat: Është një nga më të mirët në botë

Ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, i ka thurur elozhe mesfushorit francez të Chelsea-t N’Golo Kante pas ndeshjes së parë të Les Bleus ndaj Australisë të fituar 2-1.

Mesfushori bëri një paraqitje fantastike duke ndihmuar ekipin e tij në startin e mirë të turneut.

Teksa Kante nuk pushtoi faqet e para të gazetave, ishte Wenger ai që ka përgëzuar francezin për paraqitjen e tij.

“Ai është një nga mesfushorët më influencues që kam parë në futboll. Ai vazhdimisht bën vendime të thjeshta dhe asnjëherë nuk e komplikon situatën,” shprehet ikona e Arsenal.

“A kam dashur unë ta ble Kante? Po. Kur ai ishte në Francë dhe kur ishte te Leicester,” shton ai.

“Ai zgjodhi Chelsea-n për paratë? Nuk dua të flas për këto gjëra.”

Related posts

ANGLI-SHQIPËRI/ Vendasit ndëshkojnë kuqezinjtë, mbyllet 2:0 ndeshja në “Wembley”

F.autor

PËRJASHTIMI NGA EUROPA/ Reagon Milani: Ja fajtori për këtë situatë…

F.autor

BARAZIM ME GOLA/ Vallzania dhe Skënderbeu ndajnë pikët në Korçë

Delo.autor

Leave a Comment