Futboll La Liga Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Ndeshje deri në mesnatë, plan i “çmendur” në Spanjë

Beteja e gjatë mes dy organizatorëve të futbollit spanjoll për orarin dhe ditët e ndeshjeve duket se ka ardhur në fund. Liga dhe federata kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tani ka mbetur vetëm zyrtarizimi për planin e rifillimit të kampionateve. Në Spanjë do të luhet në të gjitha ditët e javës, përfshirë edhe të hënën, dhe do të ketë fasha orari të ndryshme në bazë të zonave dhe të përmbushjes së kriterit që ekipet të pushojnë të paktën 72 orë. Do të ketë ndeshje që do të fillojnë edhe në orën 23:00 dhe bëhet fjalë për qytetet me temperaturë më të lartë sesa të tjerat. Presidenti i federatës spanjolle, Luis Rubiales, ka qenë gjithmonë kundër ndeshjeve ditën e hënë sepse e ka konsideruar ditën e parë të javës të papërshtatshme për të luajtur futboll ngaqë nuk do të ketë tifozë në stadiume.

Por në një futboll që do të luhet me dyer të mbyllura, ky shqetësim nuk qëndron. Megjithatë, disa media raportuan në mbrëmje se nuk ka ende një marrëveshje për këtë pikë. Limiti i pushimit të vendosur për skuadrat do të jetë 72 orë, që do të thotë se nëse një skuadër ka luajtur ditën e hënë, ndeshjen tjetër nuk mund ta zhvillojë përpara së enjtes.

Ky organizim dhe plan do ta lejojë La Ligën që të përfundojë brenda datës 29 korrik, limit i përcaktuar nga UEFA për të vazhduar më pas kompeticionet europiane. Kalendari i kampionatit spanjoll do të jetë i shtrirë gjatë gjithë javës dhe në këtë mënyrë mund të themi se do të kemi futboll në 7 ditët e javës. Duke qenë se temperaturat janë në rritje, nuk do të ketë më ndeshje në oraret e drekës, por vetëm në mbrëmje. Për t’u zyrtarizuar kalendari, duhet pritur një moment i dytë.

STRATEGJIA – La Liga është duke menduar gjithçka me detaje dhe kërkon që t’i ndihmojë klubet në këtë situatë të pazakontë të shkaktuar nga pandemia “COVID19”. Përveç faktit që do të ketë një tur force për skuadrat (ndeshje çdo 72 orë), presidenti Havier Tebas dhe klubet kanë arritur një tjetër marrëveshje. Skuadrat udhëtuese nuk do të duhet të shkojnë një ditë përpara në qytetin ku zhvillohet ndeshja, por do të ketë fluturime me “charter” në ditën e ndeshjes, vajtje-ardhje.bARCA REAL 0-0

Interesant është fakti që shpenzimet për këto fluturime do të mbulohen nga La Liga. Dëshira për të rinisur futbollin është e madhe, prandaj institucionet po bëjnë gjithçka për të lehtësuar peshën e skuadrave, të cilat, përveç frikës,

Related posts

ZBULON NGJARJEN TRONDITËSE/ Rrëfehet Faustino Asprijas: Një narkotrafikant më kërkoi leje që të vriste portierin…

Delo.autor

Merkato, ​Arsenal nis bisedimet me Malcom

Q.Autor

CHAMPIONS/ Sfida me Viktoria Plzen në Çeki, një arbitër shqiptar do të drejtojë te ndeshja e Interit

F.autor

Leave a Comment