Boks Sport

E FRIKSHME/ Dëmtohet rëndë në fytyrë, sportisti i UFC-së përfundon në spital (VIDEO)

Eventi i UFC-225 zhvilluar sot në Çikago nuk ka dhuruar vetëm spektakël por ka shkaktuar edhe panik mes sportistëve, siç ishte dëmtimi i CM Punk, që u detyrua të shkojë me urgjencë në spital pas duelit të humbur ndaj Mike Jackson. Sipas mediave amerikane, Punk sot do t’i nënshtrohet një operacioni në fytyrë, pasi dëmtimet e pësuara kanë qenë të shumta, por fillimisht ai do t’i nënshtrohet një skaneri të detajuar në pjesën ballore të kokës, për të parë shkallën e dëmtimit.

Ish-kampioni i WWE-së debutonte në një event të arteve marciale mikse ps 2 vitesh mungesë. Edhe pse Punk rezistoi deri në fund të duelit, ai u mund me vendim unanim të gjyqtarëve (të tri gjyqtarët votuan 30-26 në favor të Jackson). CM Punk duelonte para fansave të tij, në vendlindje, por nuk arriti të rikthehet fitues, madje kjo sfidë ka lënë pasoja dhe mund të qëndrojë pushim për një kohë të gjatë, deri në 6 muaj, pasi të dalë raporti mjekësor.

Related posts

PËRFUNDOI EDICIONI 2018-19/ Shpallen 3 lojtarët më të mirë të Champions, asnjë i Liverpool

Delo.autor

RE TË ZEZA TEK BARCELONA/ Koeman ndihet i keqpërdorur. Trajneri holandez nis të shohë dyshime

Delo.autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ JORDANISË/ Gliha me “dorë të hekurt”: E njoh Kosovën pasi kam bërë ushtrinë këtu

Delo.autor

Leave a Comment