Futboll Premier League Sport

E pyesin për Liverpoolin/ Xherdan Shaqiri mendon vetëm për Zvicrën

Anësori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës Xherdan Shaqiri nuk zgjedh të flasë hapur nëse dëshiron të kalojë te nënkampionët e Europës Liverpoolin.

26-vjeçari që luan prej vitesh në Angli me Stoke Cityn është është njëri prej objektivave të merkatos të teknikut Jurgen Klopp. “Të Kuqtë” po përgatiten për të transformuar një pjesë të mirë të ekipit.

Por ish-lojtari i Bayern Munich dhe Interit e kaloi me të qeshur pyetjen nëse do të kalonte në “Anfield Road”.

“Nuk mund t’ju them asgjë në këtë moment. Mendoj se agjentët e mi do të kujdesen për të ardhmen time. Po mendoj për ekipin kombëtar në këtë moment”, përgjgijet futbollisti i “The Potters”.

Shaqiri mund të largohet nga Stoke nëse paguhet klauzola prej 14 milion €. Rënia nga Premier League mund të joshë atë për të kërkuar një tjetër klub të madh. Dhe Liverpool janë në pritje për të.

Related posts

BASKETBALL/ Ylli i NBA befason një familje në Bahamas, i dhuron shumën prej… (VIDEO)

Delo.autor

KA TË DREJTË/ Shpërthen MARADONA: Si mund ti DETYRONI tifozët që të…

Isa.Autor

Polonia një flluskë sapuni, De Biazi mohon kontaktet

Sadik.Autor

Leave a Comment