Boks Sport

KUNDËRSHTARËT I MPOSHT LEHTËSISHT/ Khabib KËRCËNON UFC-në, zbulon ofertën…

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në UFC, ka deklaruar sot se mund të mos ngjitet më në kafaz, pasi ka marrë një ofertë nga WWE (World Wrestling Entertainment). Polemikat dhe përplasjet që kampioni rtus ka me UFC-në, presidentin e saj Dana White dhe Komisionin e Sportit në Nevada, mund të detyrojnë 30-vjeçarin që t’i japë karrierës së tij një drejtim tjetër, duke kaluar nga UFC-ja në WWE. Ashtu sikurse kanë bërë edhe mjaft sportistë të tjerë, si Ronda Rousey.

Nurmagomedov fitoi me “submission” në raundin e katërt ndaj Conor McGregor më 6 tetor, në Las Vegas, në eventin UFC-229, por incidenti që u krijua pas duelit, ku rusi u përfshi në një sherr masiv jashtë kafazit me stafin e irlandezit ka krijuar shumë polemika. Kampioni i botës është nën hetim për këtë veprim, duke rrezikuar një pezullim të gjatë, deri në heqjen e titullit kampion. Ndërkohë që, UFC-ja nuk i ka dhënë shpërblimin prej 2 milionë dollarësh që duhej të merrte për këtë event.

Ky është kërcënimi i dytë që Nurmagomedov i bën UFC-së brenda 24 orësh, pasi një ditë më parë ai ka thënë se nuk do të duelojë më në artet marciale mikse, pas anullimit që UFC-ja i bëri sfidës së partnerit të tij në stërvitje, Zubaira Tukhugov (u përfshi në incidentin e UFC-229). “WWE më ka kërkuar që të lë kafazin për ringun. Si mendoni miqtë e mi”, shkruan Nurmagomedov në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, duke konfirmuar lajmin e ofertës nga WWE-ja.

 

Related posts

MIQËSORJA E LUKSIT ME ITALINË/ Edy Reja publikon listën. Rikthehet Muçi, nuk mungojnë Broja me shokë, i beson sërish edhe produktit vendas

F.autor

Guardiola “shkatërron” Barçën/ Ofertë milionere për të “shumëkërkuarin” e tyre

Isa.Autor

“ZBRESIM NË FUSHË NDAJ NAPOLIT PËR FITORE”/ Pirlo: Gattuso rrezikon shkarkimin? Ndodhin situate të vështira, por…

Delo.autor

Leave a Comment