Futboll Seria A Sport

Fabio Capello flet hapur/ Takticieni italian ka kritika për Pogba dhe Dybala

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, pretendon se kampionët e Serie A bënë “një marrëveshje fantastike”, duke e shitur Paul Pogba tek Manchester United për 89 milionë £. Pas katër vitesh në Torino, francezi vendosi të kthehej në “Old Trafford” për një eksperiencë të dytë aty, në verën e vitit 2016.

Marrëveshja që e mori atë në Angli ishte më e shtrenjta në futbollin botëror, në atë kohë, por 25-vjeçari ka luftuar për ta justifikuar atë çmim, duke u kritikuar vazhdimisht për aktivitetin e tij në lojë dhe jashtë fushe.

Capello beson se Juventusi ka qenë fituesi më i madh i transferimit fitimprurës, me trofe që kanë vazhduar të fitohen nga bardhezinjtë, ndërsa Pogba ka mbetur zbuluar në këtë drejtim me Manchester United dhe Francën.

Njeriu që kaloi gjashtë vite me Juven si lojtar dhe dy vite si trajner i tha “Mediaset Premium”: “E vërteta është se Pogba bën dallimin në Itali, por jo në Angli, apo në detyrat ndërkombëtare. Kjo për shkak se me forcën e tij fizike, në Itali duket e pamundur të kontrollohet, por kur luan diku tjetër, bëhet normal. Unë do të thoja se Juventusi mori një marrëveshje fantastike, duke e shitur atë me atë çmim”.

Pogba është aktualisht duke u përpjekur të rizbulojë veten e tij, ndërsa është në detyrë ndërkombëtare, në Kupën e Botës 2018. Ai ka pasur një fillim pozitiv në Rusi, por një ish-shoku të skuadrës i është mohuar mundësia për të hyrë në një fazë të tillë.

Paulo Dybala luajti për Juven në sezonin 2017-2018, duke shënuar 26 herë, por u anashkalua nga Argjentina. Capello beson se 24-vjeçari po paguan çmimin për mungesë konsekuence. Italiani shtoi: “Dybala ka ende një rrugë të gjatë për t’u përafruar me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Ai duhet të përmirësojë konsistencën e tij dhe mënyrën se si merr pjesë në lëvizjet e përgjithshme.

Dybala gjithmonë pret që topi të vijë tek ai, por kjo është për shkak se luan në një ekip të fortë, që i lejon atij të bëjë gjithçka që dëshiron. Dybala mund t’i japë diçka ndryshe Argjentinës, veçanërisht me goditjet nga distanca. Personalisht, do ta kisha përdorur atë kundër Islandës”.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Ish-e dashura e futbollistit nuk dorëzohet, kërkon drejtësi (FOTO)

Delo.autor

RISI DHE TEKNOLOGJI/ La Liga konfirmon marrëveshjen me Facebook (DETAJE)

Isa.Autor

PSG E NIS KAMPIONATIN ME TRIUMF/ Cavani-Mbappe i japin fitoren e parë

Delo.autor

Leave a Comment