Futboll Seria A Sport

“Ylli” i Brazilit kundër arbitrave/ Nuk e meritonim barazimin sepse…

Neymar ka deklaruar se goli i Zvicrës duhej anuluar, pasi Steven Zuber e shtyu Mirandën para se të shënonte 1-1. “Ylli” i Brazilit theksoi se Miranda është dëmtuar në momentin kur helvetët realizuan golin e barazimi. Sulmuesi i PSG-së ka folur për gjyqtarët për të cilët ka theksuar:

“Mendoj se ishte faull. Kur ju e shikoni rastin në përsëritje, kur ata festonin golin… E pashë disa herë, por nuk më takon të flas për atë, aty janë katër profesionistë që punojnë.

Ata duhet të bëjnë punën e tyre. Nuk e merituam që ndeshja të përfundojë baraz. Por, ne mund të përmirësohemi, mund të luajmë më mirë. Kjo më shumë na tregoi se asgjë nuk do të jetë e lehtë”, deklaroi Neymar.

Related posts

“GATI PËR MAKSIMUMIN, DO GJEJMË EDHE GOLIN”/ Ismajli: Ndaj Ukrainës vetëm për fitore, grupi i bashkuar

F.autor

“ISHTE GARË E ÇMENDUR”/ Piloti Hamilton falënderon shiun për triumfin numër 100, titulli mbetet i hapur

Delo.autor

DEKLARATA QË I HABIT TË GJITHË/ Lojtari i Realit “tërbon” madrilenët: Idhulli im është…

Delo.autor

Leave a Comment