Gossip Sport

”Femrat tona po sillen si prostituta me tifozët e Botërorit” (FOTO)

Artikulli i Platon Besedin në gazetën “Moskovsky Komsomolets” ka hasur në shumë kritika, madje ka nga ata që kanë nisur një peticion për t’i kërkuar gazetës që t’i krkojë falje femrave ruse. Në artikull shkruhet: “Rrjetet sociale janë të tejmbushura me video të femrave ruse që sillen si prostituta të mbingarkuara me punë me pak përgjegjësi shoqërore. Këto pamje janë shfaqur në të gjitha qytetet e Atdheut tonë. Shumë femra ruse sillen si prostituta me të huajt. Nëse nuk duam që Rusia të lidhet me pamjet e femrave vulgare që gjuajnë viktima të huaj duhet të veprojmë tani”.

E në fakt, nga fotot e ndryshme të postuara në rrjete sociale, femrat ruse janë shfaqur gjithnjë e më miqësore me tifozët e huaj ndërsa nuk kanë munguar as pamjet e shëmtuara si video të personave duke kryer marrëdhënie në publik, apo poza provokuese dhe deri diku të tepruara.

Por në faqen ku ka nisur peticioni një vazjë ka shkruar: “Ndoshta femrat bien në dashuri me të huajt sepse ata sillen si burra, nuk rrinë vetëm e një shishe birrë në dorë duke bërtitur gjatë ndeshjeve”.

Para se të niste Botërori pati edhe thirrje nga një zyrtare e lartë shtetërorë që femrat ruse të mos shoqëroheshin me të huajt gjatë turneut, pasi do të vuanin pasojat e bashkëkombaseve të tyre që patën fëmijë me tifozët falë marrëdhënieve me të huaj në Lojërat Olimpike të vitit 1986. Në debat u përfshi edhe Kremlini, pasi zëdhënësi i Putin tha se femrat ruse janë të lira dhe të zgjuara sa mund të vendosin vetë se me kë shoqërohen.

 

 

Related posts

INTERESIM I MADH PËR NDESHJEN NDAJ BOLONJËS/ Tifozët e Milanit do të mbushin thuajse plot “San Siro”-n

F.autor

STATISTIKAT/ Fitues, por mos prisni mrekulli. Specialiteti i Juventusit të Alegrit quhet “1-0”

Delo.autor

De Vrij: Ja pse zgjodha Interin, ndeshja e fundit me Lazion…

Isa.Autor

Leave a Comment