Futboll La Liga Sport

Sondazhi në Spanjë/ Tifozët zgjedhin trajnerin e Realit

Zinedine Zidane dy ditë më parë dha dorëheqjen nga pankina e Real Madrid. Në një konferencë live me presidentin, Florentino Perez, tekniku francez konfirmoi largimin nga “Santiago Bernabeu” ndërsa tashmë drejtuesit e “Los Blancos” janë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Zidane për dy vite e gjysmë në drejtimin e madrilenëve arriti të fitojë tre herë radhazi trofeun e rëndësishëm të Champions League, të fundit më 26 maj ndaj Liverpool në Kiev.

E përditshmja spanjolle “AS”, ka ftuar tifozët që të zgjedhin përmes një sondazhi trajnerin e tyre të preferuar. Mes emrave si: Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino, Joachim Low dhe Arsene Wenger, tifozët kanë votuar për gjermanin e Liverpool.

120 mijë persona kanë votuar në këtë sondazh, ku 41% prej tyre kanë zgjedhur Klopp dhe 34% Pochettinon. Ndërsa pjesa tjetër u shpërnda, 15% për teknikun e kombëtares gjermane dhe 9% për ish-trajnerin e Arsenal.

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, i pyetur nga “El Confidencial” për një mundësi kalimi në stolin e Real Madrid, ai tha: “Për ju ndoshta. Për mua jo. Jam shumë i lumtur dhe krenar e besimin që më kanë dhënë te Spurs. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Kur Real Madrid të telefonon, duhet t’a dëgjosh. Gjithsesi në këtë rast nuk varet nga unë. Thjesht kam nënshkruar një kontratë të gjatë me Tottenham dhe jam shumë i lumtur këtu. Jam shumë i lumtur sepse më lejojnë të punoj dhe po rritemi së bashku. Tani jam i fokusuar në planin për sezonin e ardhshëm dhe i kam lënë jashtë të gjitha gjërat që thuhen. Nuk kam asnjë lajm nga Reali. Jam i fokusuar te puna me ekipin tim”.

Related posts

DERBI I MADONINËS/ Pas një SUPER ASIST nga Lulaku, “Demi” Lautaro zhbllokon sfidën ndaj Milan (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton dhe Alonso: Gara e Montecarlos, e mërzitshme

Sadik.Autor

AKUZAT PËR SHKELJEN E RREGULLAVE/ FIFA refuzon kërkesën e Chelseat, ja vendimi përfundimitar

Delo.autor

Leave a Comment