Futboll Sport

SKANDAL/ “Shpërthen” dhuna në Kategorinë e Parë, lojtarët përplasen me tifozët. Goditet edhe anësori (VIDEO)

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Një gol në sekondat e fundit në ndeshjen Maliqi-Vora, ndikoi që situata të dilte nga kontrolli në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Maliqi gjeti shënoi golin e fitores në minutën e 90+7-të me anë të Isufit, teksa në këtë moment, futbollistët miq u tradhtuan nga nervat, duke iu turrur gjyqtarit anësor Rexhep Muzhiqi, duke e shtyrë dhe goditur, me pretendimin se goli ishte në pozicion të parregullt.

Të tërbuar nga kjo situatë, futbollistët e Vorës, u konfrontuan edhe me 4 tifozë të Maliqit, ndërkohë që situata doli nga kontrolli. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe policisë së shtetit, që situata të merrej nën kontroll, teksa përplasja zgjati gati 5 minuta.

Disa prej futbollistëve të Vorës ndodheshin jashtë rrethimit të brendshëm të aneksit, duke shkëmbyer grushta dhe shkelma me 4 tifozët e Maliqit. Pjesa tjetër e vorakëve, tentuan të kapërcenin hekurat, duke krijuar një situatë tepër të shëmtuar që nuk i kanë hije ndeshjeve të futbollit.

Pas afro 5 minutash, situata u mor nën kontroll nga policia, ndërkohë që miqtë nga Vora, u ngujuan për minuta të tëra në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, ku lëvizën lirisht në momentin që e gjithë zona u boshatis.

Related posts

TËRBOHEN TIFOZËT E MILANIT/ Wanda “fundos” Higuain: Me Icardin ndodh e kundërta…

Isa.Autor

Nga puna në Call Center tek Kupa e Botës/ Ja historia e iranianit të parë në Ligën 1

Isa.Autor

 As 1 minutë lojë, shënohet goli më i shpejtë në Europa League

Q.Autor

Leave a Comment