Formula 1 Sport

Formula 1/ Alonso kërkon ndryshimin në pistën e Montrealit

Pavarësisht se ka një makinë që nuk është shumë konkurruese, Fernando Alonso në këtë pjesë të parë të sezonit ka arritur që të grumbullojë disa pikë. E vetmja humbje për të është dalja jashtë pistës në Montekarlo, për shkak të një dështimi të McLaren-it që drejton.

Monterali prezanton për të dhe për skuadrën e tij mundësinë për të arritur vendin e parë. Në sajtin e Formula 1 ai ka folur duke thënë: “Pas një garë zhgënjyese në Monako, nuk e shoh se duhet të nisem për në Kanada. Është një pistë fantastike dhe një test i vërtetë për pilotët dhe për makinat. ‘Muri i kampionëve’ ka ‘pagëzuar’ shumë pilotë të mëdhenj në historinë e Makinës së Sigurisë që shpesh luan rol thelbësor në rezultatin e garës”.

Më tej Alonso, i cili ka fituar për herë të fundit një cirkuit në vitin 2013, pikërisht për Çmimin e Madh të Spanjës, këtë herë kërkon që të jetë më tepër konkurrues. “Ky do të jetë qartësisht një cirkuit i vështirë për ne, por jemi duke bërë progrese me paketën tonë nga gara në garë. Incidentet ose kushtet meteorologjike kanë bërë që të na ndryshojnë shpesh mundësitë që kemi. Por, ne duhet të përfitojmë nga çdo mundësi që krijohet”.

Për planin personal asturiani shtoi: “Shpeshherë kam bërë gara të mahnitshme në Kanada dhe kam fituar atje në vitin 2006, kështu që është një vend special për mua. Akoma më shumë që këtë fundjave unë do të festoj Çmimin e Madh të 300-të në Formula 1”, përfundoi spanjolli i McLaren.

Related posts

Formacionet zyrtare: Malaga – Real Madrid

Sadik.Autor

NUK ËSHTË HERA E PARË PËR STRAKOSHËN/ Ja momenti kur portieri gabonte para 2 vitesh me Kombëtaren (VIDEO)

Delo.autor

Rashford shëno SUPERGOL/ Man United ngushton epërsinë kundër West Ham (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment