Futboll Sport

“LUKAKU FËMIJË, KANE INTELIGJENT, RONALDO DASHURON…”/ Mourinho: Ju tregoj sekretet e bomberave të “EURO 2020”

Zhoze Murinjo ka punu ar me katër prej kandi datëve kryesorë për të fituar “Këpucën e Artë” të Europianit, Kristiano Ronaldon, Herri Kejnin, Karim Benzemanë dhe Romelu Lukakun.

CR7 fitoi “Euro 2016” me Portugalinë, Kejn rrëmbeu “Këpucën e Artë” në Rusi 2018, golat e Lukakut e kanë bërë Belgjikën kombëtaren numër 1 në FIFA, Kejnin e ka stërvitur te Totenhemi, ndërsa Benzema rikthehet pas 6 vitesh në kombëtaren e Francës dhe është kalibri që mund ta dërgojë në një tjetër nivel kampionen e botës. Në një koment për “The Sun”, tekniku i Romës zbulon disa nga sekretet e lojtarëve të tij dhe thotë: “Këta djem jetojnë për gola”.

LUKAKU – “Romelu ishte një fëmijë kur e njoha te Çelsi dhe te Junajtid ishte ende duke u përmirësuar. Por tek Interi ai u bë një kampion. Ai gëzon dashurinë e tifozëve, shokëve të ekipit dhe ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me ish-trajnerin Konte. Kjo është ajo që ka nevojë një djalë me personalitetin e Lukakut. Ai është trupmadh, shumë i fortë fizikisht, por është ende fëmijë. Një fëmijë që ka nevojë për dashuri, mbështetje, të ndihet i rëndësishëm. Interi i dha gjithçka.

Në kombëtare rekordi i tij është i shkëlqyer (60 gola në 93 ndeshje), edhe pse unë them gjithnjë se këto rekorde me kombëtaret varen shumë nga shumë ndeshje të lehta kundër ekipeve të vogla. Lukaku e ka të lehtë të bëjë këtë tranzicion te Belgjika, sepse ata luajnë me të njëjtin sistem si Interi. Është ‘deja vu’. Kështu që ai do të shënojë gola padyshim dhe do të luftojë për ‘Këpucën e Artë’.

Me mua te Junajtid ai luante përgjithësisht si numër 9, me një sulmues krahu që hynte gjithnjë në zonë dhe një tjetër që përpiqej të sulmonte hapësirën. Ky ishte futbolli që u përpoqëm të bëjmë me të. Pastaj tek Interi luajnë me 3 mbrojtës, me dy mbrojtës krahu dhe atë si sulmues. Një sulmues i dytë, Lautaro, është gjithnjë ai që tërhiqet, kështu që Lukaku sulmon hapësirat dhe mendoj se ai është përmirësuar taktikisht. Në kombëtare është pak a shumë kështu. Ai gjuan edhe penalltitë te Belgjika dhe në luftën për ‘Këpucën e Artë’ ato mund të jenë vendimtare”.

KEJN – “Kur Sauthgejt të bëjë formacionin për ndeshjen me Kroacinë të dielën, ai është i qetë duke ditur se Kejn mund të bëjë gjithçka. Lojtarë si Herri janë gjithashtu shumë të zgjuar. Ata e kuptojnë futbollin dhe se ku mund të ndikojnë më shumë në ndeshje. Nëse Herri luan me sulmues krahu që u pëlqen të sulmojnë hapësirën, ai e kupton qartë se si mund të ndikojë në ndeshje më shumë, duke u tërhequr dhe lënë të tjerët t’i sulmojnë hapësirat. Pastaj ai vjen në zonë më vonë pas asaj lëvizjeje.

Nëse luan me sulmues krahu që nuk janë të shpejtë për të sulmuar hapësirat, ai e di se nëse nuk është ai pyka, atëherë kush tjetër do të jetë? Askush. Jam shumë i sigurt se Herri, Garet dhe asistenti i tij, Stiv Holland, kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Anglia mund të luajë me 4 mbrojtës, me 5, mund të luajë me sulmues krahu si Sterling dhe Rashford, djem të shpejtë. Por mund të luajnë edhe krejtësisht ndryshe me lojtarë si Maunt, Foden dhe Grelish. Dhe Herri ka dijet taktike për t’iu përshtatur. Ai fitoi ‘Këpucën e Artë’ në Rusi dhe të gjithë këta sulmues klasi kanë ego dhe ambicie personale”.

RONALDO – “Të stërvitësh një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave si Kristiano Ronaldo është një sfidë e ndryshme, por një sfidë e shkëlqyer. Mund të jetë e vështirë, sepse këta lojtarë janë kaq të fortë. Dhe nëse ata nuk luajnë sipas pritshmërive, është shumë e rëndë për publikun që t’u drejtojë gishtin atyre. Është shumë e thjeshtë ta drejtosh gishtin nga trajneri. Njerëzit do të thonë: ‘Ky superyll nuk po luan shkëlqyeshëm, sepse trajneri nuk i nxjerr më të mirën, sepse nuk i përshtat taktikën e duhur’.

Në këtë kuptim është presion i shtuar për trajnerët: ‘Unë kam flori në duar dhe duhet të siguroj që ai të shkëlqejë’. Por është gjithashtu një presion fantastik, sepse këta lojtarë mund ta zgjidhin ndeshjen me një shans të vetëm. Këta do të jenë gjithnjë protagonistët, qendra e vëmendjes. Lojtarët e tjerë e dinë. Çështja është se si ata ndihen për këtë, janë pozitivë apo negativë? A janë xhelozë? Në skuadrën portugeze nuk është problemi kur Kristiano është, por kur ai të largohet. Ndoshta kur ai të tërhiqet, do të ketë një periudhë kur egot do të luftojnë, por jo tani. Edhe në moshën 36-vjeçare, ai mund t’i zgjidhi ndeshjet”.

BENZEMA – “Komplimenti më i mirë që mund t’i bësh Benzemasë është se Kristiano ishte i dashuruar me të te Reali. Dhe për Kristianon, që të jetë i dashuruar me një sulmues tjetër do të thotë se ai punon shumë për të. Karim është ndoshta i vetmi numër 9 që unë njoh, i cili nuk është egoist në lojën e tij.

Vizioni i tij është i shkëlqyer. Mënyra se si ai shijon futbollin e tij është të luajë me shumë liri. Do ta krahasoja me Kejnin në këtë kuptim. Herri shënon më shumë gola, ndoshta ka më shumë atë instinktin vrasës sesa Karim, por si futbollist është absolutisht fantastik dhe kur shikon kombëtaren e Francës dhe imagjinon Grizmanin dhe Mbapenë që luajnë me të, mendoj se mund të jetë diçka e shkëlqyer.

Mbape është shumë i shpejtë. Grizman ka një goditje të pabesueshme dhe kur vjen pas sulmuesit dhe mes linjave dhe Benzemasë, mënyra se si ndërvepron me lojtarët është fantastike. Benzemasë po i kalojnë vitet, por në moshën 33-vjeçare trupi i tij duket më i ri. Ai rrallë dëmtohet, pavarësisht problemit në gju në miqësoren e fundit me Bullgarinë dhe mund të jetë në dyshim për ndeshjen e parë të Francës me Gjermaninë të martën.

Franca luajti shkëlqyeshëm edhe pa të. Karim do të nxjerrë më të mirën nga Mbape, ashtu siç bëri në Madrid me Ronaldon: Si Kejn me Son, mënyra se si lojtari teknik ndërvepron me atë që sulmon hapësirën dhe bën ato depërtimet diagonale. Këto ndërveprime janë shumë të rëndësishme dhe unë besoj se Karim mund të bëjë shumë mirë me Francën”.

Related posts

“PIJA PËR TË LEHTËSUAR DHIMBJEN”/ Mesfushori Kroos: Më është dashur të thërras mjekët

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Pritej vetëm firma te Tirana, Partizani i rrëmben “bardhebluve” objektivin…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Ibiza-Barcelona. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment