Futboll Sport

HUMBËN TURPSHËM/ Por golin e parë në Botëror panamezët e festojnë me lot, puthje dhe…(VIDEO)

Panamaja mori një humbje tenistike sot në ndeshjen e dytë të grupin në Botëror. Skuadra nga Amerika Qendrore që merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë u mund me shifrat 6-1 nga Anglia, por gjithsesi kjo sfidë nuk do të sjellë vetëm kujtime të këqija për ata.

Kjo sepse futbollisti Felipe Baloy shënoi golin e parë për kombin e tij në Botëror. Moment ky që ka bërë të shpërthejë një festë e papërmbajtur në shkallët e stadiumit.

Panamezët në videon e mëposhtme dëgjohen teksa bërtasin e çirren për golin, por jo vetëm kaq. Një çift nuk i kursen as puthjet, ndërsa edhe lotët nuk mungojnë.

Related posts

E FUNDIT NGA MEDIAT SPANJOLLE/ Valverde është shkarkuar nga drejtimi i Barcelonës

F.autor

PASI DËSHTOI ME REAL MADRIDIN/ Mourinho fluturon në Kinë për të takuar Suning, ja ku mendon të rikthehet

Delo.autor

ALARM TEK TIRANA PARA NISJES SË KAMPIONATIT/ Çelhaka lë gropë të madhe në mesfushë. Egbo ndryshon skemën

Delo.autor

Leave a Comment