Basketball Sport Të tjera

KAMPIONATI BOTËROR I BASKETBOLLIT/ Turqia bën “vetëvrasje” ndaj USA

Është mbyllur sot faza e dytë e Grupeve të Kampionatit Botëror të Basketbollit për meshkuj, turne që po zhvillohet në Kinë. Sot janë luajtur ndeshjet e Grupeve E-H.

Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është dashur koha shtesë për të mundur 93-92 Turqinë që ka humbur 4 gjuajtje të lira radhazi në minutën e fundit të ndeshjes.

Surprizë fitorja e Republika Domenikane ndaj Gjermanisë, sukses që erdhi në sekondat e fundit, ndërsa Zelanda e Re mposhti me meritë Malin e Zi.

Fitojnë pa probleme edhe Australia e Lituania, dy ekipe pretendentë në Grupin H, ndërsa Franca i dha “leksion” Jordanisë. Humbet Greqia e Giannis Antetokounmpo, që u mund në fund nga Brazili.

Grupi E

Japoni – Republika Çeke, 76-89

Amerikë – Turqi, 93-92

Grupi F

Mali i Zi – Zelandë e Re, 83-93

Brazil – Greqi, 79-78

Grupi G

Gjermani – Republika Domenikane, 68-70

Jordani – Francë, 64-103

Grupi H

Australi – Senegal, 81-68

Lituani – Kanada, 92-69

Related posts

NJIHET PËR POZA PROVOKUESE/ Ka shpikur një model të ri bikini. Ja kush është e dashura e re e Prince Boateng (FOTO)

Delo.autor

NJË “BOMBË” QË ËSHTË GATI TË SHPËRTHEJË/ A është tatuazhi i Brozoviçit “thumb” për Argjentinën?

F.autor

ZYRTARE/ Legjenda e Lakers dhe NBA-së firmos me Barcelonën pas 2 vitesh pushim

Delo.autor

Leave a Comment