Futboll Sport

“Sherri” me Neymar/ Thiago Silva tregon të vërtetën dhe ambicjen për Kupën e Botës

Mbrojtësi i Brazilit, Thiago Silva ka përgënjeshtruar të gjitha aludimiet, sipas të cilave ai ishte mërzitur me shokun e tij të skuadrës, Neymar. Futbollisti 33-vjeçar kishte bërë me dije pas ndeshjes ndaj Costa Rica, se ishte i mërzitur pasi shoku i tij i ekipit te PSG dhe përfaqësuesja braziljane, Neymar e kishte ofenduar gjatë ndeshjes.

Por, pasi përfaqësuesja e Brazilit siguroi kualifikimin për të vazhduar përtej Grupit E, falë fitore 2-0 kundër Serbisë, Silva insistoi se ai ishte tallur në lidhje me qejfmbetjen me Neymar. “Ka njerëz që flasin shumë, por unë nuk kam patur kurrë asgjë me Neymar. Është një shaka që krijova dhe gazetarët folën rëndshëm për atë”, deklaroi Silva për Le Parisien.

Ishte pikërisht goli me kokë i Silvas, pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Neymar që siguruan fitoren dhe kualifikimin e Brazilit për më tutje. Brazili tashmë do të ndeshet me Meksikën, që u kualifikua në Grupin F. Pikërisht përpara sfidës së të hënës në Samara, Silva paralajmëroi shokët e tij të ekipit: “Meksika është një ekip shumë i mirë, duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm për këtë. Kundër Gjermanisë ata e merituan fitoren 1-0. Ne duhet të bëjmë sa më pak gabime të jetë e mundsme”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Osasuna-Barcelona. Rezultati 1-0

Delo.autor

Probleme me rrogat te Partizani? Presidenti Demi sqaron gjithçka duke…

Sadik.Autor

TRITOLI NË BANESËN E PRESIDENTIT DUKA/ UEFA: Së shpejti udhëtojmë drejt Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment