Futboll Sport

INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Afrim Taku: Më vjen keq për Skënderbeun, Tirana duhet…

Afrim Taku bëri jehonë në mediat shqiptare me lëvizjen e fundit sa i takon kontratës së re në futbollin amerikan.
Mesfushori shqiptarë ashtu siç kishte paralajmëruar nuk do ta vijojë më karrierën në Shqipëri. Futbollisti 28-vjeçar ka firmosur dje një kontratë me klubin amerikan të Tampa Bay Rowdies. Lajmin e bëri të ditur edhe vetë futbollisti i cili ka njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Ish lojatri që ka shkëlqyer tek Tirana edhe Skenderbeu me golat spektakolar është prononcuar ekskluzivisht për AlpeNews.al duke folur për këtë eksperincë të re. Po ashtu, Taku nuk ka lënë pa përmendur situatën tek Tirana dhe dënimin e Skëndërbeut. Ndër të tjera mesfushori me tipare sulmuesi nuk e ka parajashtuar mundqësinë për të rikthyer në kampionatin shqiptarë.

Intervista me Afrim Takun:

Afrim ju sapo nënshkruat një kontartë të re në futbollin amerikan me skuadrën e Tampa Bay Rowdies. A mund të na zbuloni diçka më shumë rreth rinovimit?

-Po, është kontratë për një sezon. Ndihem shumë i kënaqur me gjithëçka kam arritur këtu në SHBA.

 U përfol se mund të riktheheshit në Shqipëri, çfarë ju tundoi në futbollin amerikan?
-Unë e kam shprehur dhe më parë që kisha dëshirë të luaja në Amerikë. Përveç se të provoj një eksperiencë të re, por gjithashtu jam më afër familjes.

Si ishte përshtatja në futbollin amerikan pamvarsisht se nuk keni luajtur me pare në ligën e SHBA?

-Tani sapo kam filluar stërvitjen me ekipin, po ambjentohem dhe shpresoj t’ja dal pasi mundësitë dhe aspekti fizik është optimal.

Duke u rikthyer pak tek kampionati shqiptarë. Çfarë mendimi keni për dënimin e Skënderbeut pasi edhe ju keni qene pjesë e skuadrës korçare?

– Më vjen shumë keq si shkoi situata për Skenderbeun. Gjithsesi ky është një klub i fortë dhe besoj që do ia dalin.

Tirana u rikthye sërisht në Superligë, çfarë prisni nga “bardheblutë”?

-Më bëhet shumë qefi për Tiranën. Shpresoj që të ndodhin disa ndryshime që kërkohen nga tifozët dhe të arrjë sa më lart.

Dhe së fundmi, a do të riktheht Taku një ditë në Kampionatin Shqiptarë si protagonist?

–Haha (Qesh).. Futbollit asnje here si dihet, çdo gjë është e hapur.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Kampionët e Shqipërisë pafat, shtylla i mohon golin Muçit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Lituani-Shqipëri. Rezultati 0-0

Delo.autor

“MË UROJNË QË TË VDES COVID-I”/ Trajneri i klubit të Premier: Është skandaloze. Jam kërcënuar nga shumë njerëz

Delo.autor

Leave a Comment