Futboll Sport

Ish-tekniku i Apolonisë, alternativë për stolin e Laçit: Jam gati

Pas largimit të Gentian Mezanit, stoli i skuadrës së Laçit ka mbetur bosh dhe drejtuesit janë në merkato për një trajner, pasi kurbinasit do të marrin pjesë ne Kupat e Europës. Ish-trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami, mësohet se është një nga emrat e përfolur në kampin kurbinas si alternativë. “Është e vërtetë që emri im është përfolur, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Gjithsesi, nëse do të ketë diçka, unë do të jem gati, pasi bëhet fjalë për një skuadër cilësore dhe që merr pjesë ne Kupat e Europës. Gjithashtu, drejtuesit e klubit janë seriozë dhe i plotë- sojnë të gjitha kushtet skuadrës. Por, në ditët në vijim do të shihet se çfarë do të ndodhë”, ka thënë trajneri, që ka bërë një punë të mirë tek Apolonia.

Ndërkohë që emra si Ernest Gjoka, Armando Cungu, Hasan Lika, Julian Ahmataj apo edhe Agim Canaj janë gjithashtu alternativa për të qenë në stolin e skuadrës kurbinase sezonin tjetër. Emërimi i trajnerit do t’i hapë rrugë edhe merkatos së skuadra kurbinase, pasi grupi ka nevojë për disa përforcime, për shkak edhe të largimeve që kanë ndodhur ditët e fundit me lojtarët që ishin pa kontratë.

Pjesëmarrja në Europë do të bëjë që presidenti Laska të përforcojë skuadrën në dy reparte ku ka edhe më shumë mangësi, siç është ai i mbrojtjes dhe sulmit.

Related posts

FITORE ME VUAJTJE/ Napolit i mjafton Osimhen dhe super Ospina për 3 pikë të vuajtura

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Angli-Spanjë: Sfida që garanton spektakël dhe emocione në “Wembley”

Isa.Autor

HISTORIKE/ FIFA jep miratimin për “Copa Maradona”, Itali-Argjentinë sfidojnë njëra-tjetrën në Napoli

Delo.autor

Leave a Comment