Futboll Sport

Ja për cilin ekip bën tifo Alexis Sanchez në Kupën e Botës

Alexis Sanchez mbështet Belgjikën në këtë Kupë Bote dhe kjo për shkak shokut të ekipit te Manchester United, Romelu Lukaku.

Kiliani ka vuajtur për të bërë një impakt që pasi mbërriti në janar te Djajtë, por mesa duket ka bërë shumë shokë në skuadër dhe Lukaku është një prej tyre.

“Dua që Belgjika të fitojë Kupën e Botës, për mikun tim Lukaku,” shprehet Sanchez.

“Jemi shumë miq të ngushtë , gjithmonë flasim dhe dalim për darkë në Angli. Kemi një miqësi të mardhe,” shprehet ai për Fox Sports.

“Ai është i mprehtë, shpresoj të fitojë Këpucën e Artë. Shkojmë shumë mirë bashkë, shkojmë gjithandej së bashku.

“Flasim shumë për ekipin në mënyrë që ta përmirësojmë.”

Alexis është detyruar ta shohë nga shtëpia Botërorirn pasi Kili i tij nuk është kualifikuar.

Related posts

Shënohen dy gola të shpejtë në Austri në ndeshjen midis Salzburg-Lacios

Sadik.Autor

Kush triumfon? Cristiano Ronaldo vlen sa dy sulmuesit e Uruguajit

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Bottas: Po spekulojnë me emrin tim, ja e vërteta e të ardhmes time

Delo.autor

Leave a Comment