Futboll La Liga Sport

Klopp fiton terren në Madrid, Perez e pret me dy përforcime

Jurgen Klopp çdo ditë e më shumë po fiton terren për t’u bërë trajneri i ri i Real Madrid. Florentino Perez po kërkon si alternativë Pochettino-n, por edhe gjermani ka vend në pëlqimet e tij. Nga ana tjetër, trajneri aktual i Liverpool nuk i mbyll derën presidentit të Real-it, pasi atë në “Santiago Bernabeu” mund ta shoqërojnë dhe dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Dy lojtarë që mund të konsiderohen vendimtar për të nisur etapën e rinovimeve te “Los Blancos”.

I pari do të jetë egjiptiani Mohamed Salah. Ka qenë zbulimi më i madh i këtij sezoni në Europë, pikërisht nën urdhrat e vet gjermanit Klopp, i cili dëshiron që ta llogaris atë si më të mirin e këtij sezoni.

Një tjetër lojtar që mund të firmosë në skuadrën madrilene është dhe një portier. Nuk është rastësi, por gjermani kërkon më të mirin: David De Gea. Klopp beson se ardhja e këtij lojtari me klas botëror është i nevojshëm për planet e sezonit të ardhshëm të Real Madridit.

Florentino Pérez tashmë i njeh kushtet e Klopp-it, por edhe dy lojtarët e përmendur më sipër i pëlqejnë shumë atij. Por, çdo gjë mbetet në dorën e Liverpool, ekip që tekniku Klopp vijon që të jetë nën kontratë. Nëse në “Anfield Road” do ta lënë të lirë, ai mund të bëhet zëvendësuesi i Zinedine Zidane-s dhe do të nisë menjëherë nga puna për të mbrojtur trofeun e Champions League.

Related posts

ARENA E KOMBËTARES/ Në prag dështimi punimet për ndërtimin e stadiumit

Isa.Autor

MOTI I KEQ NË ANGLI/ Makina 300 mijë euroshe e Pogbas goditet nga pema (FOTO)

Delo.autor

Hakan Calhanoglu shënon golin e parë ndaj Bolonjës

Sadik.Autor

Leave a Comment