Futboll Seria A Sport

“BËNTE SEKS DHE ME VAJZA TË TJERA”/ Modelja argjentinase rrëfen tradhtinë e Dybalas (FOTO)

Antonella Cavalieri tregon se e ka vuajtur shumë fundin e dashurisë me Paulo Dybalan, por nuk mund t’i duronte me gjatë gënjeshtrat e sulmuesit të Juventusit.

Bukuroshja argjentinase rrëfen se futbollisti i njohur e tradhtonte herë pas here me vajza të tjera për shkak të popullaritetit që kishte.

“Popullariteti dhe vajzat që qëndronin në radhë për t’u lidhur me të e shkatërruan historinë tonë. Ai gjithmonë e ka mohuar që ka patur marrëdhënie seksuale me vajza të tjera, por erdhi një moment kur nuk mund t’i besoja më, bëra gati valixhet dhe u largova.”

Por modelja nuk u shkurajua, ajo lajmëroi se ka ndjekur rrugën e saj, por pa u kthyer në Argjentinë.

“Gjithsesi, vendosa të qëndroja në Itali dhe t’i luaja të gjitha kartat. Më pëlqen shumë të punoj në televizion. Ky vend u ka sjellë fat shumë modeleve argjentinase, si Belen Rodriguezit apo Ëanda Naras. Ndoshta edhe unë do të kem fatin e tyre.”

 

 

 

 

 

Related posts

KORONAVIRUSI/ La Liga, Tebas zbulon çfarë do të ndodhë në rastin më të keq

Delo.autor

Zyrtare/ Igli Tare sjell te Lazio ish-mbrojtësin e Juventusit

Q.Autor

TIFOZËT E INTERIT “ZAPTOJNË” STADIUMIN/ 55 mijë bileta të shitura për derbin e Italisë

Delo.autor

Leave a Comment