Futboll Premier League Sport

TOTTENHAM GATI TË HAPË THESIN/ Poçetino dëshiron yllin e Barcelonës

Totenhem ishte një skuadër që u veçua nga të gjithë në merkaton e verës, kjo për faktin se nuk bëri asnjë blerje. Një rast shumë i rrallë, aq më tepër për një skuadër të Premier Ligës. Është mëse normale që në dritaren dimërore të bëhen ndryshime dhe drejtuesit kanë nisur që të mendojnë që tani për atë lojtarë që mund të afrohen në janar.

Trajneri Poçetino ka nisur që të përpilojë një listë me lojtarët që preferon. Dëshira e parë është braziliani i Barcelonës, Malkom. “Supers” janë gati të ofrojnë deri në 50 milionë euro për shërbimet e ish-lojtarit të Bordosë.

Dëshira e lojtarit mund të jetë problem, pasi sulmuesi do të jetë protagonist në Spanjë, edhe pse hapësirat janë të pakta. Gjithsesi deri në janar gjërat mund të ndryshojnë. Për 21-vjeçarin, Totenhem do hasë jo pak konkurrencë, pasi ka dhe disa klube të tjera që e duan shërbimet e tij.

Related posts

Dinamo Zagreb fiton kupën e Kroacisë

Sadik.Autor

PAMJA E STATUJËS SË MESSIT NUK BIND/ Tifozët reagojnë në rrjet, nuk kanë mëshirë as për “Pleshtin” (FOTO)

Delo.autor

RANGNICK-MILAN/ Marrëveshje për Krishtlindje, ja detajet e kontratës 3-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment