Futboll Sport

Rregulli i ri nga FIFA/ Vetëm Portugalia e ka kuptuar që në fillim (VIDEO)

Pikërisht kjo gjë ka ndodhur të premten në mbrëmje, vetëm pak minuta nga përfundimi i sfidës midis Portugalisë dhe Spanjës. Falë një goditjeje të mrekullueshme nga Cristiano Ronaldo, Portugezët arritën të barazonin Spanjollët, atëherë kur gjithçka dukej e përfunduar. Gëzimi dhe euforia e atij momenti e shtynë të gjithë ekipin të festonte jashtë vijës anësore të fushës, prapa tabelave dhe pak më shumë se dy metra nga tribuna në të cilën tifozët kishin filluar festën.

Të gjithë vraponin për të përqafuar CR7, përveç njërit. Siç mund të shihet nga një video amatore e postuar në internet, një lojtar i paidentifikuar (duhet të jetë José Fonte ose Pepe) shkon drejt shokëve të tij, por është ndalur në momentet e fundit përpara se të kalonte vijën që ndan fushën. Pra, ndërsa të gjithë të tjerët po festonin disa metra larg, ai është i detyruar të qëndrojë në fushë.

Arsyeja? Sipas një rregulli të fundit të hartuar nga FIFA, nëse asnjë lojtar i një skuadre nuk është në gjysmën e fushës (përjashtuar portierin) dhe në të njëjtën kohë ekipi ndodhet  jashtë drejtkëndëshit të gjelbër të lojës (qoftë për të festuar ose për çfarëdo arsye tjetër), arbitri ka të drejtë të rifillojë lojën, duke i dhënë kështu ekipit të mbetur në fushë mundësinë për të sulmuar pa asnjë kundërshtar.

Një rregull që pak veta e dinë dhe që Portugalia, në sajë të zgjuarsisë së një prej lojtarëve të saj, ka arritur ta zbatojë, duke e ruajtur në këtë mënyrë rezultatin. Imazhe që do të shërbejnë si kujtesë për të gjitha ato kombëtare, të mëdha apo të vogla, që kapen nga euforia e momentit dhe largohen nga fusha.

https://twitter.com/BantsFootballFC/status/1008647459445313536

Related posts

E BUJSHME/ Allegri konfirmon rotacionin para Milanit: Ronaldon e komentoj vetëm për brenda fushës

F.autor

ETO “MBURR” VETEN/ Shkëlqimi i Salah është meritë e imja

Isa.Autor

MILANI NJË KOLONI ARBËRESHE/ Njihuni me futbollistët me prejardhje shqiptare

Isa.Autor

Leave a Comment