Futboll La Liga Sport

Ky është reagimi i Messi-t kur i thonë se Barça varet nga ai!

Lionel Messi nuk është aspak dakord me qëndrimet se Barcelona është tërësisht e varur nga ai. Ylli i Argjentinës deklaroi se skuadra ka futbollistë të talentuar, të aftë që t’i vijën në ndihëm ekipit në çdo kohë. “Pleshti” është futbollisti që ka realizuar më shumë gola në këtë sezon, me 34 të tillë dhe 12 asiste në 32 ndeshje të luajtura. Ai ka kontribuuar në 46% të të gjithë golave të skuadrës (99 rrjeta në total).

“Është çmenduri që të thuash që klubi më i mirë në botë varet vetëm nga një futbollist. Klubi ka futbollistë shuam të mirë, mjaft të spikatur e nuk mund të thuhet që suksesi vjen vetëm nga një futbollist.”, tha sulmuesi argjentinas për “Diario Sport’.

Golat e tij ndihmuan Barçën që të fitonte kampionatin dhe Kupën e Mbretit, duke e mbyllur me dopietë titujsh sezonin. Por në Champions, ata u eliminuan në çerekfinale nga Roma.

Gjithsesi Messi u shpreh se ai nuk do ta shkëmbente dopietën e titujve me më shumë lavdi në Champions.

“E vërteta është që ne do të na pëlqente që të fitonim më shumë Champions sidomos në 3 vitet e fundit. Por jam i kënaqur me këto trofe të fituar. Ai eliminim që pësuam këtë sezon ndaj Roma-s nuk duhet të ndodhte. Sidomos me ndeshjen e parë që bëmë. E përjetuam shumë më keq për shkak të asaj që ndodhi. Të fitosh Champions-in është e nevojshme që të kihen lojtarët më të mirë. Dhe Antoine Griezmann është një nga ata.”, vazhdoi Messi.

Karriera e Messit në Spanjë mund të jetë akoma e gjatë, por ylli blaugrana mund t’i japë fund aventurës me kombëtaren e Argjentinës. Lionel Messi nuk është i sigurt nëse do të vazhdojë të luajë për Argjentinën pas përfundimit të Botërorit. 30-vjeçari u largua për pak kohë nga albiceleste në vitin 2016 dhe tani po mendon që të largohet përfundimisht. Aventura e tij me ekipin kombëtar është shënuar nga disfata të shumta duke përfshirë humbjen ndaj Gjermanisë në finalen e vitit 2014 dhe dështimet e fundit në Copa America. Messi shprehet se arritjet e Argjentinës janë nënvlerësuar nga mediet e vendit të tij dhe thotë se udhëtimi në Rusi mund të jetë i fundit i tij. “Nuk e di, do të varet se si luajmë, se si përfundon kjo aventurë”, deklaroi ylli argjentinas. “Fakti që kemi humbur tre finale, ka sjellë disa fërkime me shtypin argjentinas për shkak se ato nuk e dinë se çfarë do të thotë të arrish në finale. Nuk është e lehtë dhe kjo gjë duhet vlerësuar. Është e vërtetë se duhej t’i fitonim, por nuk është e lehtë”.

Related posts

ASISTENTI SHPËRTHEN NË LOT/ TENISTI e pëson KEQ pasi bëri një gjest të PASJELLSHËM (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Sportistët që mbulohen nga “miliardat”, ja kush e sundon PLANETIN

Isa.Autor

KËRCEN SI FËMIJË/ MARADONA nuk ndryshon kurrë, shikoni festën “e çmendur” në…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment