Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Flamurtari: Zhbllokohet sfida, Bardhi kalon në avantazh kryesuesit e kampionatit (VIDEO)

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Skënder Gegës do të tentojnë të përfitojnë nga hapi fals i Teutës, për të thelluar diferencën me ndjekësit.

Ndërkohë Flamurtari vjen në këtë përballje me formacion të kushtëzuar, pas largimit të Torasës dhe Allës disa ditë më parë. Kuqezinjtë triumfuan me Skënderbeun në javën  e kaluar, teksa një tjetër rezultat pozitiv në përballjen e sotme, do ta ngjiste në vendin e 4-t skuadrën e Dajës.

PARTIZANI-FLAMURTARI 1-0

Bardhi 11′

KOMENTI LIVE:

11′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Jurgen Bardhi kalon në avantazh të kuqtë. 

9′ Partizani jep shkëndijën e parë në këtë sfidë. Trashi harkon nga krahu i majtë drejt zonës. Bardhi provon me kokë, por topi devijohet nga futbollistët e Flamurtarit dhe përfundon në këndore.

1′ Ka nisur takimi, vlonjatët shkelmojnë topin e parë nga qendra.

Related posts

190 MIJË PAUNDË NË JAVË/ Njihuni me futbollistin adoleshent më të paguar në botë

F.autor

Zyrtare: Kepa rinovon me Bilbaon, skuadrat e mëdha tani duhet të paguajnë 70 mln euro

Q.Autor

Data e zgjedhjeve, FSHF sqaron vendimin e Komitetit Ekzekutiv

Q.Autor

Leave a Comment