Sport Të tjera

DO TË SHKRUAJË HISTORINË/ Yamaha nis punën për të projektuar motorin që nuk rrëzohet

Drejtuesit e Yamaha, gjatë prezantimit të motorit Tricity 300, kanë bërë publike se kanë nisur një projekt shumë të madh për të ardhmen. Bëhet fjalë për të ndërtuar një motor që nuk rrëzohet.

Një motor, që sipas Yamaha, do të shkruajë historinë edhe pse bëhet fjalë për një projekt që do të zgjasë deri 10 vjet. Për këtë arsye, puna ka nisur me shumë entuziazëm, me shpresën që pas disa vitesh të merren rezultatet e para.

Problemi kryesor do të jetë aerodinamika, ku dhe do të investohet më shumë. Gjithsesi, për të realizuar këtë projekt Yamaha nuk është e vetme, pasi në garë janë edhe Honda si dhe Harley-Davidson, që synojnë të ndërtojnë një motor të tillë.

Gara ka nisur për të zbuluar se cili do të mbërrijë i pari në finish për të ndërtuar motorin që nuk rrëzohet.

Related posts

UZUNI NË LA LIGA? Sulmuesi kuqezi kërkohet nga disa skuadra

F.autor

RRËFEN VUAJTJET PREJ KORONAVIRUSIT/ Trajneri i Atalantës: Isha i frikësuar, në Bergamo ka kudo pikëllim

Delo.autor

ME VALIXHE NË DUAR/ Presidenti dhe Igli Tare u bëjnë “pritë” dy yjeve

Isa.Autor

Leave a Comment