Futboll Sport

Lojtari më i rrezikshëm i Kolumbisë është një ”anglez”

Nofkën e ka “El Tigre  – Tigri”, por fare mirë mund ta kishain quajtur “Luani”. Po flasim për Radamel Falcaon, lojtarin më të rrezikshëm të Kolumbisë, që i prin sulmit dhe mban skuadrën përpara. Pak ditë para përballjes mes amerikano-jugorëve dhe Anglisë, mediet britanike kanë bërë një zbulim të veçantë… Falcao mund të ishte partner i Harry Kane në sulm dhe jo rival i tij…

Kapiteni i Kolumbisë humbi Botërorin e kaluar në Brazil për shkak të një dëmtimi, por tani duket më në formë se kurë dhe kombëtarja e tij mbështetet fort tek ai ndërsa synon të befasojë Anglinë për të arritur çerekfinalet.

Por karriera ndërkombëtare e sulmuesit të Monaco mund të kishte qenë krejt ndryshe, sa që të martën ai mund edhe të kishte zbritur në fushë me fanellën e bardhë veshur për të kërkuar golin për Anglinë.

Sipas medieve britanike, stërgjyshi i Falcaos ishte një llogaritar anglez i quajtur George King, i cili la ishullin për një jetë më të mirë në Amerikën e Jugut në vitin 1932. Atje ai u martua dhe lindi një vajzë, gjyshen e Falcaos, Garcia.

Dy breza më vonë lindi Radamel, por babai i tij u përpoq shumë që t’i nxirrte një pasaportë britanike djalit të tij, në mënyrë që ta kishte më të lehtë të çantë në futbollin europian kur ishte vetëm një adoleshent. Aplikimi i tij u refuzua, por ai gjithmonë ka thënë se është krenar për rrënjët britanike.

Kështu që në vend të sfidës Kane – Falcao, të martën dy lojtarët mund të ishin krahë njëri-tjetrit për të shënuar gola për “3 Luanët”…

Related posts

Mjekët japin lajmin e mirë, legjenda e formula 1 zgjohet nga koma (DETAJE)

Isa.Autor

U akuzua për simulim, vjen reagimi i Kane

Q.Autor

Hysaj feston jubileun, rrugëtimi i kampionit të Napolit në Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment