Bundesliga Futboll Sport

Reus rikthehet pas dy vitesh/ Dua të jem protagonist me “pacerat”

Marco Reus luajti të shtunën kundër Autrisë për herë të parë me kombëtaren e Gjermanisë pas dy vitesh. Fati i keq e ka përndjekur yllin e Borussia Dortmund gjithmonë para turneve të mëdhenj, pasi ka humbur Botërorin 2014 dhe Kampionatin Europian 2016. Por këtë herë, ai duket i vendosur të japë më të mirën dhe të bëhet protagonist i Gjermanisë në aventurën ruse që nis pas pak ditësh.

Reus u fut në minutën e 67-të në lojë të shtunën, duke zëvendsuar Leory Sane, i cili pas një sezoni të shkëlqyer te Manchester City pretendon gjithashtu të jetë titullar në Botëror. Por Reus është besimplotë se mund ta fitojë një vend në 11-shen e parë të trajnerit Joachim Löë.

“Nuk kam mundur të vesh këtë fanellë për dy vjet, kështu që ishte e rëndësishme për mua të luajë sërish me Gjermaninë”, tha Reus. “Dua që të ruaj ritmin që kam gjetur, të stërvitem fort dhe të jem gati për turneun, sepse është shumë i gjatë. Dua të luaj një rol të rëndësishëm në skuadër. Dua të jem gati për ndeshjet vendimtare, të jem aty për skuadrën”.

Edhe Reus është i zhgënjyer me humbjen ndaj Austrisë, por thotë se ka ende kohë që skuadra të jetë në maksimum për Botërorin. “Nuk ishte koha e duhur për të humbur. Nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë kështu që Austria arriti të krijonte raste dhe të shënonte. Por kemi ende shumë punë për të bërë edhe pse besimi në skuadër nuk mungon”.

“Para turneve të mëdhenj ndodh që të bësh paraqitje të tilla. Jemi stërvitur fort në ditët e fundit dhe kjo ndoshta bëri që të mos ishim në maksimumin tonë në fushë. E nisëm mjaft mirë por në pjesën e dytë e ulëm shumë nivelin”, tha Reus.

Related posts

“ISHTE NJË MBRËMJE E ÇMENDUR”/ Vajza brune tregon detaje nga nata e kaluar me Rooney (FOTO)

F.autor

Ninaggolan nuk mjafton, Inter përgatit goditjen e radhës

Sadik.Autor

Joachim Low, zgjedhja e parë për pankinën e Arsenal

Q.Autor

Leave a Comment