Futboll Sport

RINGJALLET “ZONJA E VJETËR”/ Zgjohet edhe Vlahovic, por Allegri nuk feston: Na pret Atalanta

Pas një muaji prill ku përjetuan makthe, Juve rikthehet më në fund të shijojë një sukses në Serie A. Në javën e 33-të, “Zonja e Vjetër” thyen Lecce-n në “Stadium” me rezultatin 2-1 duke përforcuar pozitat e tyre ne vendin e tretë në kuotën e 63 pikëve, një më pak se Lazio e vendit të dytë.

Parades realizoi një super gola nga goditja e dënimit në minutën e 15-të, duke kaluar torinezët në avantazh. Festa nuk zgjati shumë pasi në minutën e 36-të, Lecce barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë e penalltisë. Më në fund rikthehet të gjej rrugën e rrjetës edhe Dusan Vlahovic. Në minutën e 41-të, sulmuesi serb u shërbye në zonë nga Kostic dhe me një kthesë të bukur rikthehu Juven në avantazh.

Në pjesën e dytë dy ekipet nuk hoqën dorë nga faza ofensive, Danilo goditi shtyllën, por në fund rezultati mbeti i pa ndryshuar:

“Kishim shumë raste për të shënuar, por nuk arritëm të mbyllnim ndeshjen, rrezikuam edhe të na barazonin. Nëse nuk bën 72-73 pikë nuk mund të arrish mes katër ekipeve të para, të dielën mund të kuptojmë më mirë rreth zonës Champions, përballemi me Atalanta-n. Vlahovic? Realizoi një gol fantastik ndërsa e mbylli ndeshjen duke u rritur. Shpresoj shumë për ne dhe për të që të jetë në një pikë rinisje”, theksoi Allegri në konferencë për shtyp.

Related posts

LIVE/ Suarez shënon kundër Realit, golin ja dedikon një njeriu të veçantë (VIDEO)

Isa.Autor

U HODH SHORTI PËR BOTËRORIN 2022/ Kosova dhe Serbia në të njëjtin grup, shikoni çfarë bën FIFA… (VIDEO)

Delo.autor

TIFOZËT E MILANOS ISHIN KUNDËR/ Presidenti i Atalantës: Falenderoj Inter dhe Milan për…

Delo.autor

Leave a Comment