Futboll Sport

Maradona sulmon Sampaolin: Problemet nuk zgjidhen me kompjutera dhe me…

Maradona ka shprehur frustrimin e tij pas shpartallimit të vuajtur të kombëtares së Argjentinës kundër Kroacisë. Ai fajësoi federatën dhe trajneri Jorge Sampaoli për stonaturën totale të Albiceleste në “Rusia 2018”, deri tani.

“Kam tërbim, që nuk mund të transmetohet me fjalë. Kam një zemërim shumë të madh të brendshëm, sepse pamë të na poshtërohej fanella e kombëtares. Nuk ka justifikim të goditesh ashtu nga një ekip si Kroacia, që nuk është Gjermania, Brazili, Holanda dhe Spanja. Kësisoji, duhet të themi të vërtetën, – u ankua Maradona mbrëmjen e të premtes gjatë programit “De la mano del Diez”, transmetuar në “Telesur”.

Maradona theksoi se për këtë situatë ka keqbërës dhe fajtori është presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Claudio Tapia. AFA është drejtuar nga njerëz që nuk dinë asgjë rreth futbollit, që merren me improvizime dhe kanë mungesë planifikimi”.

Në lidhje me Sampaoli, Maradona u ankua se “gjithkush besonte se trajneri do t’i zgjidhte problemet e lojës me kompjuterë, me dronë, me 14 asistentë, me 25 ndihmës. Argjentina nuk e di se çfarë luan, nuk ka zgjidhje fare, domethënë në mesfushë, në mbrojtje apo në sulm”.

Ish-kampioni i botës në “Meksikë 1986” shfajëson yllin Lionel Messi, për të cilin tha se “ka luajtur si ai mund të luajë, pasi shokët e skuadrës nuk e kanë mbështetur, nuk kanë luajtur rreth tij, si te Barcelona. Leo është e vështirë për t’i zgjidhur problemet i vetëm, pa ndihmën e shokëve”.

Disfata në duart e kroatëve i kishte lënë në pikëpyetje shanset e Argjentinës për të hyrë në raundin e dytë të “Rusia 2018”. Megjithatë, Nigeria fitoi 2-0 ndaj Islandës të premten dhe u dha një nxitje amerikano-jugorëve për të shpresuar te ndeshja e tretë në grup.

Related posts

Vettel: Kaosi që krijoi shiu na hoqi mundësinë për “pole”

Isa.Autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ylli i Serisë A: Jam në dijeni për interesimin e Inter

Delo.autor

Fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2026, Trump uron punën e Federatës

Sadik.Autor

Leave a Comment