Sport Të tjera

Marku bëhet gati për serbin, bënë edhe një premtimin?

Florian Marku do të ndeshet nesër pasdite në “Asllan Rusi” me serbin Sladian Dragisic në një ndeshje MMA-je të cilën ai vetë ka premtuar se do ta mbyllë shpejt duke e hedhur KO kundërshtarin. Dy boksierët sot bënë edhe prezantimin zyrtar në ambientet e një hoteli në kryeqytet. Që kur ka kaluar nga KickBox-i në Mix Martial Arts, Marku ka fituar të pesta përballjet dhe shpreson të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë herë përballë serbit në Tiranë.

“Dëshira ime është për t’i dhuruar spektakël publikut. Shpresoj, meqë edhe serbi ka dhënë një intervistë ku ka premtuar se do të luftojë si burrat, që të bëjmë një ndeshje të bukur dhe unë nga ana ime shpresoj të luftoj vetëm në këmbë. Pastaj, kush është më i forti do të shohim. Por, nëse ai e bën këtë gabim dhe ndeshet në këmbë me mua, u them shqiptarëve se ndeshja do të përfundojë shumë shpejt. Ka për ta parë veten pa ndjenja”,  deklaroi Marku dy ditë më parë në një studio televizive.

Për këtë takim, Marku është përgatitur për dy muaj në Tajlandë duke u kthyer në Tiranë vetëm një javë para përballjes. Nëse fiton edhe këtë ndeshje, atëherë Marku shpreson që të arrijë të marrë pjesë në UFC, Ultimate Fighting Championship, aty ku ndeshen “bishat” më të mëdha të këtij sporti.

Ndeshja e fundit e Markut u zhvillua në 10 shkurt të këtij viti në Linz të Austrisë, ku ai mposhti boshnjakun Dzevad Mutfic, i cili u dorëzua pas një grushti të fortë në fytyrë nga Marku që e la të gjakosur në ring.

Related posts

Partizani beson ende tek Europa, me grup të plotë ndaj Flamurtarit

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË NË PRISHTINË/ “Kuqezinjtë” mposhtin Feronikel në miqësoren historike (VIDEO)

Delo.autor

Neymar dhe Mbappe? Presidenti Al-Khelaifi jep 2000 për qind siguri për ta

Delo.autor

Leave a Comment