Futboll Sport

Messi befason gazetarin, i tregon hajmalinë e gruas (VIDEO)

Argjentina ka fituar me shumë fat në minutat e fundit të ndeshjes së tretë të fazës së grupeve teksa ka mposhtur Nigerinë 2-1 duke siguruar një vend në fazën e nokautit, aty ku e pret Franca.

Pas ndeshjes, Leo Messi, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes, ishte duke dhënë intervista për gazetarët dhe në fytyrë dukej shumë i lumtur për fitoren e madhe.

Njëri prej gazetarëve, i cili ishte argjentinas, e pyet nëse e ka akoma hajmalinë e gruas së tij që ia kishte dhënë pas ndeshjes së parë të grupeve. Dhe çuditet kur legjenda argjentinase ia tregon hajmalinë e treguar në kyçin e këmbës.

Messi nuk e kishte hequr në asnjë moment.

Related posts

ZGJODHI MINO RAIOLAN SI MENAXHER/ Insigne sqaron tifozët e Napolit, ja deklarata e tij

Delo.autor

Kërkoi dënimin e SKËNDERBEUT/ Gazetari i njohur nuk kursen Dervishin: Mashtrues, injorant, debil…

Isa.Autor

Kërkesa për pezullimin e vendimit të UEFA-s, reagon Skënderbeu: Ja kur CAS merr vendimin

Sadik.Autor

Leave a Comment