Nga Rusia vinë lajme që mund të kenë gëzuar pa masë tifozët e Lazios.
Menjëherë pas eliminimit të Serbisë nga Kupa e Botës, i intervistuar nga mediat italiane mesfushori i skuadrës bardhekaltër dhe i përfaqësueses ballkanase Sergej Milinkovic-Savic ka larguar sirenat e merkatos në drejtim të tij: “ Do të isha i lumtur nëse qëndroj te Lazio, kam një kontratë me klubin bardhekaltër”, deklaroi mesfushori serb.
Për Milinkovic-Savic po shfaq interes të madh Juventusi ndërsa po lëviz edhe Reali i Madridit.
Mesfushori dribloi disi pyetjen mbi të ardhmen duke theksuar se tashmë vëmendja e tij është vetëm pushimet pasi ka nevojë për t’u qetësuar pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm.